Arketar/e
Nr. i reklamës i Anegino
AV92SV59
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Pershkrim I punes
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera, metalurgji, etj.
Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.
Pozicioni: Arkëtar/e
Raporton tek: Manaxhere e Finances
Departamenti: Finance
Vendndodhja: Tiranë
Permbledhja e pozicionit:
Arkëtari/ja ka për detyrë të procesojë të gjitha transaksionet në para në mënyrë të saktë dhe efikase në përputhje me politikat dhe procedurat e vendosura.
Detyrat/Përgjegjësitë kryesore:
1. Procesimi i veprimeve të arkës (arkëtim/pagesë)
2. Kryerja e transaksineve bankare
3. Procesimi i pagesave për detyrimet doganore, ndjekja e procesit deri ne finalizim
4. Kontroll i kasave me faturimet përfundimtare
5. Rakordimi I balancave për faturimet e klientëve në rrjetin e dyqaneve Neptun
6. Raportimi sipas formateve dhe procedurave të vendosura në afatet kohore të përcaktuara
7. Arkivimi i dokumentacionit sipas procedurave dhe legjislacionit.
Edukimi/ Pervoja profesionale:
• Arsimimi: Arsim i larte ne Finance
• Përvojat profesionale: 1-3 vjet përvoje pune.
• Gjuhët e huaja: Aftësi të mira komunikuese ne Anglisht.
• Njohuritë kompjuterike: Aftësi të mira të Paketës Office.
• Njohuri te sistemeve Financa 5/Navision
Aftësi të tjera:
• Aftësi shumë të mira organizimi, planifikimi.
• Aftësi shumë të mira komunikuese.
• Aftësi për të punuar ne grup.
• Aftësia për të punuar në mjedis mjaft konkurrues, ku përmbushja e objektivave në kohën e paracaktuar është parësore;
Data e aplikimit të fundit : 15 Tetor 2018