Menaxher Sektori (Dep i shitjeve)
Nr. i reklamës i Anegino
AU67HN76
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
EPPC Albania kërkon një Menaxher Sektori (për dep e shitjeve) për klientin e saj, përfaqësues ekskluziv i një prej prodhuesve ndërkombëtar më të mëdhenj në botë të sistemeve të trajtimit të ujit dhe produkteve të tij.
Përgjegjësitë Kryesore:
1. Menaxhon ciklin e shitjeve;
2. Ndërton dhe mban marrëdhënie me klientët nëpërmjet vizitave periodike duke identifikuar nevojat specifike të tyre, ofruar informacionin e duhur teknik rreth produkteve dhe duke ju rekomanduar zgjidhjet e nevojshme;
3. Identifikon klientë të rinj, vlerëson potencialin dhe nevojat e tyre si dhe hulumton dhe analizon opsionet e duhura të shitjes;
4. Bashkëpunon me departamentet e tjera me qellim koordinimin dhe ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer dhe në kohë tek klientët;
5. Përmirëson arritjet dhe kompetencat e stafit nëpërmjet transferimit të informacionit të nevojshëm teknik dhe procedurial tek ta, mentorimit të tyre etj;
6. Raporton në mënyrë periodike tek CEO i kompanisë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare;
• Eksperiencë e mëparshme në shitje në pozicione të ngjashme (kryesisht FMCG, retail, distribucion);
• Te njoh mirë paketën MS Office (kryesisht Word, Excel);
• Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe menaxhimi stafi;
• Të jetë i/e orientuar drejt marrëdhënieve me klientin;
• Të ketë leje drejtimi automjeti.
Të dhënat:
Pozicioni: Menaxher Sektori (dep. i shitjeve);
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Raporton: Administratori
Pagesa: Ndër më të mirat në treg (fikse + bonuse + makinë, etj);
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 21.02.2019.
Data e aplikimit të fundit : 25 Shkurt 2019