Drejtor, Njësia Operacionale dhe Administrative
Nr. i reklamës i Anegino
AR76EC67
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Qëllimi i Punës:
Drejtori i Njësisë Operacionale dhe Administrative është përgjegjës për manaxhimin e gjithë proceseve operacionale që sigurojnë administrimin e kredive të çdo statusi si dhe mbështet stafin e degës për proceset operacionale. Harton strategji & procedura, administron sisteme për të siguruar përpunimin e saktë dhe në kohë, indentifikon dhe implementon praktikat më të mira në proceset dhe shërbimet administrative që sigurojnë përdorim efektiv të burimeve dhe eficiencë kostosh.
Përgjegjësitë Kryesore
- Nxit komunikimin në nivel zyrash qendrore dhe degësh për të siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore në të gjithë kompaninë, si dhe me klientët e jashtëm;
- Sugjeron përmirësime në procese si edhe zgjidhjen e çështjeve të ndryshme;
- Zhvillon dhe mirëmban work flow për të gjithë hapat e proceseve të kredidhënies dhe menaxhimit të kolateraleve;
- Drejton hedhjen e të dhënave në sistemin qendror, dhe sigurohet që kryhen të gjithë kontrollet sipas procedurave në fuqi;
- Analizon, përgatit dhe kryen trajnime periodike për ndryshimet në sistem software dhe sigurohet për kuptimin dhe vazhdimësinë e ndryshimeve. Ndihmon në përcaktimin e parametrave të sistemit sipas kërkesave të departamenteve të tjerë;
- Mbikëqyr përgatitjen e dokumentacionit të kredisë për të siguruar përgatitjen e të gjithë kredive në kohën dhe mënyrën e duhur;
- Verifikon përgatitjen e të gjithë kredive sipas procedurave, politikave të aprovuara si edhe udhëzimeve të palëve të tjetra;
- Suporton në përgatitjen e rishikimit të procesit të kredidhënies;
- Azhornohet dhe përditëson procedurat operacionale përkatësisht me rregulloret në fuqi duke ndjekur seminare të ndryshme apo lexuar informacionet e duhura;
- Aprovon dhe monitoron shpenzimet administrative sipas politikave të shpenzimeve në fuqi;
- Përgatit buxhetin mujor të transportit për të gjithë automjetet e NOA-s dhe siguron që nevojat për transport plotësohen brenda buxhetit vjetor të aprovuar;
- Aprovon dhe monitoron proceset e blerjeve / kontraktimit sipas procedurës së Prokurimit bazuar në kërkesat e biznesit;
- Indentifikon dhe implementon praktikat më të mira në proceset dhe shërbimet administrative që sigurojnë përdorim efektiv të burimeve dhe uljen e kostove;
- Analizon procedurat dhe workflow të njesise apo projekteve për të përmirësuar zërat si: blerjet, komunikimi, arkivimi, transporti, aktivitete që ulin kostot, dhe administrimin;
- Trajnon stafin nën varësi duke siguruar ndjekjen dhe respektimin e procedurave dhe politikave të kompanisë. Siguron dhe përgatit udhëzime, manual për çdo ndryshime në dokumentacion.
- Ndimon në përgatitjen e rishikimit të procesit të kredidhënies dhe mbikëqyr ruajtjen e rekordeve të ndryshimeve në procese.
Kërkesat Minimale
1. Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;
2. Eksperiencë profesionale:
- Analiza e proceseve eficente dhe vendosja e kontrolleve të duhura
- Njohuri në Sistemet e kredive dhe në procesin/procedurat e kredidhënies
3. Eksperiencë pune: Minimumi 3 vjet eksperiencë në këtë fushë;
4. Kompetencat e profilit:
- Njohuri të avancuara në produktet e kredisë;
- Njohuri të avancuara të proceseve të kredidhënies;
- Aftësi analizuese shumë të mira për ndërtimin e proceseve eficente dhe vendosjen e kontrolleve të duhura
- Aftësi për të zhvilluar bashkëpunim të qëndrueshëm dhe ndërveprim me nivelin drejtues
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Aftësi për të udhëhequr trajnime;
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të kohës.
Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj për pozicionin përkatës deri në datën 23.11.2017. nepermjet Anegino
Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Data e aplikimit të fundit : 10 Nëntor 2017