Drejtor i Shitjeve - Tiranë
Nr. i reklamës i Anegino
AO57DM80
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
eppc kërkon një Drejtor Shitjesh, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në tregtimin dhe distribucionin e produkteve ushqimore në vend.
NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:
Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përvojë në drejtimin e shitjeve dhe menaxhimin e njerëzve dhe detyrave. Kandidati duhet të jetë i formuar si drejtues dhe të ketë aftësi të forta analitike për të analizuar dhe interpretuar performancën e shitjeve, trendin dhe konkurencën e tregut.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Planifikon, drejton organizon dhe kontrollon aktivitetin e shitjeve;
• Kontrollon dhe koordinon te gjitha aspektet e shperndarjes;
• Planifikon, harton objektivat mujorë dhe planin e veprimit;
• Njohje dhe analizë shumë të mirë të tregut dhe konkurrencës;
• Bashkëpunimi me njësitë e tjera të kompanisë;
• Krijimi, zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve të mira me klientët ekzistues & të rinj;
• Nndërton programe efektive per te motivuar, trajnuar dhe drejtuar grupin e shitjes.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare në Administrim Biznes ose Marketing;
• Diplomë Masteri në Administrim Biznes (përbën avantazh);
• Përvojë mbi 5 vjet në drejtimin e shitjeve dhe menaxhim stafi është domosdoshmëri;
• Përvojë në zhvillimin e planeve dhe strategjive të shitjeve;
• Aftësi komunikimi, drejtimi, organizimi dhe shitjeje;
• Njohje të avancuar të gjuhës Angleze (njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh);
• Njohuri të avancuara të MS Office;
• Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, korrektësia dhe me historik të pastër pune.
Të dhënat:
Pozicioni: Drejtor i Shitjeve;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Pagë në nivel drejtuesi;
Përfitime te tjera: Makinë pune;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 24 Prill 2014.
Ju lutemi, sigurohuni që të plotësoni çdo informacion të rezymesë
tuaj në Anegino.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Data e aplikimit të fundit : 24 Prill 2014