Retail Supervisor
Nr. i reklamës i Anegino
AM96MV69
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
EPPC Albania kërkon një Retail Supervisor për klientin e saj, një ndër optikat më të njohura dhe prestigjioze në vend.
Përgjegjësitë Kryesore:
1. Mbikqyr hapjen e pikave të reja të shitjes dhe aktivitetin e pikave aktuale;
2. Mirëmban dhe kontrollon ecurinë e punës në aspektin operacional, të shitjeve, anës financiare të pikave të shitjeve etj;
3. Mbikqyr aktivitetet operacionale dhe kujdeset për aspektin fitimprurës të rrjetit të dyqaneve duke përmbushur objektivat e vendosura nga kompania;
4. Sigurohet për krijimin e një klime të këndshme në dyqan, kupton nevojat e klientëve dhe monitoron kënaqësinë dhe feedback-un e tyre me qëllim ofrimin e një eksperience dhe cilësie shërbimi të lartë;
5. Kujdeset për mirëmbajtjen e standardeve të larta të organizimit dhe ekspozimit të produkteve;
6. Kujdeset për krijimin e një kulture pune në dyqane me qëllim reflektimin dhe ruajtjen e imazhit të BRAND-eve të produkteve në të gjitha veprimtaritë e përditshme;
7. Kujdeset dhe vëzhgon performancën e dyqaneve si dhe përgatit raporte periodike në lidhje me shitjet për drejtuesit e kompanisë;
8. Trajnon, motivon dhe frymëzon stafin me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e zhvillimin e performancës së tyre individuale dhe në grup.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare (e preferueshme në Shkencat Ekonomike);
• Eksperiencë e mëparshme në shitje në pozicione të ngjashme në retail;
• Të njohë mirë paketën MS Office (kryesisht Word, Excel);
• Të ketë leje drejtimi automjeti;
• Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, problem zgjidhëse dhe të të punuarit nën presion;
• Të jetë person ambicioz dhe të marrë përgjegjësi.
Data e aplikimit të fundit : 3 Qershor 2019