Manaxher i Marrëdhënieve me Palët e Treta për Biznesin
Nr. i reklamës i Anegino
AK87RF25
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Ndërton dhe mirëmban zhvillimin e partneriteteve dhe rrjetit të referuesve për të mbështetur aktivitetin e segmentit të biznesit, si nëpërmjet rrjetit të degëve ashtu edhe nëpërmjet shërbimit në distancë, ose online.
Përgjegjësitë Kryesore
1. Zbaton strategjinë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me palët e treta, duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes dhe kënaqësisë së klientit, efikasitetin operacional dhe ofrimin e produktit, marrëdhënie të qendrueshme me partnerët;
2. Monitoron performancën e partnerëve, merr masa përkatëse për të siguruar produktivitetin e pritshëm dhe raporton informacionin dhe/ose performancën tek Drejtori i Segmentit të Biznesit;
3. Zhvillon dhe propozon çmimin, promocionet dhe skema të tjera nxitëse për partnerët dhe stafin, në mënyrë që të promovojë produktivitetin dhe rritjen e volumit të biznesit;
4. Udhëheq negociatat me palët e treta mbi kushtet dhe afatet e marrëveshjes për të optimizuar vlerën e marrëdhënieve të ndërsjellta;
5. Analizon përfitueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për çdo partner dhe propozon ndryshime për përmirësim;
6. Punon ngushtë me Degët për të kuptuar se si produkti duhet të pozicionohet dhe të përafrohet me tregun;
7. Merr pjesë aktivisht në iniciativa/aktivitete të ndryshme ku përfshihet NOA për ta përfaqësuar atë denjësisht.
Kërkesat për pozicionin:
1. Diplomë universitare preferueshëm në Ekonomi, Administrim Biznesi ose të tjera të lidhura me
fushën;
2. Minimumi 3 vite eksperiencë si oficer kredie në institucione të tjera financiare ose në një
pozicion në shitje;
3. Njohuri të avancuara të kredive të biznesit;
4. Aftësi të shkëlqyera negociimi dhe komunikuese;
5. Aftësi të shkëlqyera organizative & manaxhimit të kohës;
6. Aftësi të shkëlqyera të punës në grup.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj nepermjet Anegino!
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 17 Prill 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

Data e aplikimit të fundit : 18 Prill 2019