Drejtor, Njësia e Rekrutimit dhe Zhvillimit të Karrierës
Nr. i reklamës i Anegino
AI59HM75
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Drejtori i Njësisë së Rekrutimit dhe Zhvillimit të Karrierës është përgjegjës për menaxhimin e proceseve të burimit të kandidatëve, intervistimit, rekrutimit dhe integrimit për të siguruar punësimin e talenteve të kualifikuar për të plotësuar nevojat aktuale dhe të ardhshme të kompanisë dhe për të lejuar mbajtjen e talenteve dhe për të mbështetur punonjësit e rinj në integrimin e tyre. Ndihmon në mënyrë thelbësore në suksesin e kompanisë, nëpërmjet coaching, trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve të saj.
Përgjegjësitë Kryesore
- Zhvillon proceset e nevojshme për të siguruar tërheqjen e kandidatëve të talentuar, eksploron praktikat më të mira të tregut në rekrutim dhe zbaton praktikat më të mira të përshtatshme në kompani;
- Menaxhon proceset e burimit të kandidatëve, intervistimit, rekrutimit dhe integrimit për të siguruar punësimin dhe mbajtjen e talenteve të kualifikuar;
- Përgjegjës për zhvillimin e proceseve të rekrutimit dhe zbatimin e risive në fushën e rekrutimit;
- Udhëheq dhe bën propozime konkrete për përmirësimin e proceseve dhe procedurave lidhur me rekrutimin e brendshëm dhe të jashtëm, integrimin, zhvillimin dhe aktivitetet e trajnimit;
- Përcakton strategjinë e komunikimit në mediat sociale për profile të ndryshme pune dhe funksione në kompani;
- Udhëheq intervista dhe siguron që anëtarët e panelit të intervistave janë të trajnuar për të marrë pjesë në procesin e rekrutimit;
- Siguron që procesi i integrimit zbatohet si duhet;
- Bën propozime konkrete dhe zbaton, nën mbikëqyrjen e Drejtorit të BNJ, projektet lidhur me përmirësimin e markës së NOA;
- Siguron që përshkrimet e punës janë të përditësuara për çdo njësi organizative;
- Zhvillon dhe mban marrëdheniet me Universitetet më të mira në vend dhe siguron që NOA të ketë mundësinë e organizimit të aktiviteteve në këto universitete;
- Përcakton në bashkëpunim me manaxhimin e NOA dhe siguron zbatimin e duhur të planit vjetor të trajnimeve;
- Planifikon, udhëheq dhe administron programet e trajnimit & zhvillimit për të përmirësuar kompetencat e punonjësve të NOA, aftësitë dhe njohuritë në përputhje me strategjinë e biznesit dhe në zbatim të planit vjetor të trajnimeve;
- Siguron zbatimin e duhur të aktiviteteve zhvilluese të aprovuara si coaching, mentorim për punonjësit e identifikuar si suksesorë;
- Përgjegjës për krijimin dhe ofrimin e programeve të posacme të trajnimit për të zgjeruar talentet dhe aftësitë për të gjithë punonjësit në të gjitha nivelet brenda organizatës;
- Shqyrton tregun e trajnimeve të jashtme dhe propozon programe në KBNJ bazuar në planin vjetor të trajnimeve;
- Krijon materialet e trajnimit, module mësimi online dhe materiale për kurse;
- Monitoron dhe vlerëson programet e trajnimit për të siguruar që ato janë të përditësuara me politikat/procedurat dhe janë efektive;
- Zbaton dhe bën propozime konkrete për përmirësimin e proceseve të manaxhimit të performancës;
- Siguron që vlerësimi vjetor i performancës kryhet në kohë dhe në mënyrë transparente dhe konstruktive për gjithë punonjësit në baza vjetore dhe monitoron dhe siguron zbatimin e duhur të planit personal të zhvillimit;
- Sjell ide dhe angazhohet tërësisht në grupe pune dhe komitete pa u kufizuar, duke u fokusuar mbi mënyrën se si gjërat të funksionojnë më mirë dhe më shpejtë;
- Ofron mentorim, coaching dhe këshillim duke vepruar si trajner i punonjësve.
1. Kërkesat Minimale
Edukimi: Diplomë universitare në Ekonomi, Shkencat Sociale, Menaxhim ose të tjera të ngjashme me BNJ;
Eksperiencë profesionale:
- Aftësi të shkëlqyera intervistimi;
- Trajnim dhe Zhvillim;
- Aftësi Komunikimi;
- Dizenjimi i materialeve të trajnimit;
Eksperiencë pune:
- Preferohet 5 vjet eksperiencë në fushat e rekrutimit dhe/ose trajnim & zhvillimit, në Sektorin financiar;
- Minimumi dy vite eksperiencë menaxheriale në një institucion financiar privat.
2. Kompetencat e profilit:
- Aftësi të shkëlqyera intervistimi dhe trajnimi;
- Aftësi të shkëlqyera të dizenjojë materiale trajnimi dhe suporti;
- Iniciativa të mira dhe mundësi për të ofruar ide të reja;
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe planifikimi në mënyrë që të zbatojë afatet dhe objektivat;
- Aftësi shumë të mira për të udhëhequr dhe zhvilluar njerëzit;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi;
- Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar; Aftësi të demonstruara për të manaxhuar në mënyrë efektive shumë prioritete njëherësh; Aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, verbale dhe me shkrim
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj nepermjet Anegino!
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe nje letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 13 Gusht 2018.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.

Data e aplikimit të fundit : 13 Gusht 2018