Specialist/e Rekrutimesh & Talent Acquisition
Nr. i reklamës i Anegino
AG53UN47
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
EPPC Albania kërkon një Specialist/e Rekrutimesh & Talent Acquisition për klientin e saj, NJË NDËR KOMPANITË LIDER GLOBALE e cila operon në fushën e përkthimeve.
Përgjegjësitë Kryesore:
1. Planifikon dhe organizon në mënyrë proaktive procesin e rekrutimit të talenteve duke vlerësuar, intervistuar dhe punësuar kandidatët e kualifikuar;
2. Përshtat dhe publikon njoftimet e punës sipas profileve të kërkuara;
3. Identifikon kanalet më efektive të rekrutimit me qëllim zgjerimin e databases së kandidatëve sipas nevojave të kompanisë;
4. Kujdeset për mirëmbajtjen e databases së kandidatëve/talenteve;
5. Ofron mbështetje për shpërndarjen e talenteve të kualifikuar në varësi të natyrës së secilit projekt dhe brenda buxhetit të alokuar;
6. Përdor burime, mjete dhe teknika të ndryshme tradicionale dhe inovative në identifikimin dhe tërheqjen e kandidatëve potencial.
7. Përgatit kontratat dhe raporton tek drejtuesit për ecuririnë e punës në mënyrë periodike.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare;
• Përvojë e mëparshme pune në pozicione të ngjashme në HR;
• Të zotërojë shumë mirë Gjuhën Angleze në të shkruar dhe të folur (MUST);
• I/e aftë të ndërtojë raporte pozitive pune dhe të komunikojë në mënyrë efektive dhe të qartë me kolegët brenda dhe jashtë në nivel grupi;
• Të punojë nën presion, të jetë i orientuar drejt detajeve dhe zgjidhjes së problemeve;
• Aftësi të mira të menaxhimit të kohës, prioriteve dhe arritjes së objektivave.
Data e aplikimit të fundit : 9 Gusht 2019