Drejtor, Njësia e Kontabilitetit
Nr. i reklamës i Anegino
AE11AF78
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Drejtori i Njësisë së Kontabilitetit ofron një shërbim kontabël në kompani, në përputhje me planin e biznesit dhe në përputhshmëri me rregulloret financiare dhe standartet kombëtare dhe ndërkombëtare. Është përgjegjës për përgatitjen e duhur dhe mbajtjen e saktë të të dhënave financiare, duke qenë përgjegjës për informacionin përkatës financiar.
Përgjegjësitë Kryesore
- Siguron se politikat financiare dhe të kontabilitetit të kostos dhe procedurat janë zbatuar dhe respektuar siç duhet;
- Ndërton dhe zbaton politikat, parimet dhe metodat e përshtatshme të kontabilitetit;
- Monitoron dhe analizon të dhënat e kontabilitetit dhe prodhon raporte ose deklarata financiare;
- Përmbush objektivat financiare të kontabilitetit;
- Menaxhon dhe mbikëqyr veprimet e Njësisë së Kontabilitetit, duke përfshirë:
proceset mujore dhe vjetore;
llogaritë e pagueshme / të arkëtueshme
librin e përgjithshëm
analizën e variancës së të ardhurave dhe shpenzimeve
konfidenca e deklaratave të llogarisë së besimit
aktiviteti i aseteve fikse
- Përcakton, zhvillon dhe përcjell mekanizmat raportues;
- Siguron raportet për Zyrën Tatimore, BOA, Aksionerët brenda afateve të përcaktuara;
- Implementon praktikat më të mira në zhvillimin ,menaxhimin dhe përmirësimin e sistemit software të kontabilitetit;
- Përgatit pasqyrat financiare të kompanisë në baza mujore, tremujore, vjetore mbështetur në IFRS dhe legjislacionin në fuqi për institucionet financiare jo-banka;
- Përgatit raporte të taksave ndaj autoriteteve qeveritare, dhe siguron përputhshmëri me ligjet e rregulloret në fuqi;
- Menaxhon detyrimet dhe kërkesat nga Autoritetet Tatimore dhe Qeveritare si dhe pagesat e detyrimeve të kompanisë ndaj stafit dhe palëve të treta;
- Bashkëpunon me të gjitha funksionet për rishikimin e ndryshimeve lidhur me politikat dhe procedurat përkatëse, duke ofruar informacionin e duhur dhe ndërmerr veprime për të reduktuar risqe të mundshme;
- Përgatit raportime të ndryshme sipas kërkesave për departamentet dhe palët e treta;
- Menaxhon dhe koordinon procesin e auditimit të plotë vjetor;
- Analizon informacionin e raporteve të auditimit të brendshëm e të jashtëm dhe ndërmerr veprime në përputhje me politikat dhe standartet e kompanisë apo listën e sugjerimeve;
- Angazhohet maksimalisht në Manaxhimin e Projekteve në kompani dhe përmbush detyrat që caktohen/rrjedhin nga manaxhimi i këtyre projekteve;
- Ofron coaching & mentorim për stafin nën varësi në përputhje me ekspertizën e tij/saj;
- Vepron gjithnjë në interes të kompanisë dhe në përputhje me vlerat e saj.
Kërkesat Minimale
1. Edukimi: Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet ose fusha të tjera të ngjashme;
Preferohet çertifikim profesional në Kontabilitet
2. Eksperiencë profesionale:
- Eksperiencë në menaxhimin e kontabilitetit, kreditimit, kostos dhe përfitueshmërisë, të përfituara në institucione mikrofinanciare apo banka;
- Njohuri të avancuara në lidhje me rregulloret përkatëse statutore shqiptare për kompanitë dhe institucionet financiare jo-banka, parimet e kontabilitetit, legjislacioni ligjor lokal dhe ligjet për taksat dhe punësimin;
- Njohuri mbi politikat dhe procedurat operacionale, kreditimin e produkteve dhe shërbimeve;
- Njohuri të sistemeve të kontabilitetit do të ishte e preferueshme Sage Accpac
3. Eksperiencë pune: Minimumi 5 vjet eksperiencë në këtë fushë dhe minimumi 1 vit eksperiencë manaxheriale në një institucion financiar ose banke
4. Kompetencat e profilit:
- Aftësi analitike
- Shumë i përgjegjshëm dhe me vëmendje të mprehtë ndaj detajeve;
- Aftësi shumë të mira organizative;
- Aftësi shumë të mira për të udhëhequr dhe zhvilluar njerëzit;
- Aftësi të shkëlqyera raportimi;
- Aftësi për të kuptuar modelin e përgjithshëm të biznesit dhe mjedisin në një institucion financiar; Aftësi të demonstruara për të manaxhuar në mënyrë efektive shumë prioritete njëherësh; Aftësi të shkëlqyera të gjuhës Angleze, verbale dhe me shkrim.
Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 08.12.2017.
Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Data e aplikimit të fundit : 24 Nëntor 2017