Si të shkruash një e-mail?

  1. Subjekti i e-mailit është pjesa më e rendësishme:

    Shëmbull i keq: "Përshendetje"
    Shëmbull i mirë:"Ju konfirmoj takimin tonë më 17 Mars 2012, 09:30"

    Lexuesi duhet të ketë një ide rreth e-mailit vetëm duke parë subjektin e tij. Çdo herë që ata e shikojnë në inbox e-mailin tuaj, do ju kujtohet biseda për të cilën keni folur.

  2. Rreshti i parë i e-mailit duhet t'i drejtohet personit të cilit po i shkruajmë e-mailin:

    Shëmbull: "Përshendetje Jonida", "E dashur Jonida Hoxha"

  3. Duhet të jetë një rresht bosh midis dy paragrafeve:

    Shëmbull: "Arsyeja kryesore që duhet të mbani mend është që luleshtrydhet janë shumë të shijshme.

    Por në disa raste, mollët dhe bananet janë konsideruar si të shijshme."

  4. Nuk duhet të ketë hapësirë midis shënjës së pikësimit dhe fjalës para se:

    Shëmbull i keq: "Pas takimit tonë , isha shumë i/e lumtur ." (nuk duhet të ketë hapësira para pikës).
    Shëmbull i mirë: "Kur koha është me shi, është mirë të pi një filxhan çaji të ngrohtë."

  5. Duhet të ketë një hapësirë pas shënjave të pikësimit.

    Shëmbull I keq: "Pas takimit tonë,isha shumë i/e lumtur. Kjo është arsyeja për të cilin po ju shkruaj ketë e-mail."
    Shëmbull I mirë: "Pas takimit tonë, isha shumë i/e lumtur. Kjo është arsyeja për të cilin po ju shkruaj ketë e-mail."