Për pozicionin e Drejtorit në Departamentin e Auditimit të Performancës, Departament që do të krijohet në Shtator 2012
Nr. i reklamës i Anegino
AW99EG27
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
NJOFTIM PËR VËNDE TË LIRË PUNE
Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vend të lirë pune:
1. PËR POZICIONIN E DREJTORIT NË DEPARTAMENTIN E AUDITIMIT TË PERFORMANCËS, DEPARTAMENT QË DO TË KRIJOHET NË SHTATOR 2012
Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:
• Të ketë gradën shkencore "Doktor Shkencash" në Financë ose degë të tjera të Ekonomisë.
• Të ketë përvojë pune mbi 10 vjet në sistemin universitar ose sektorin e financave publike. Do të preferohen kandidatët në moshën nën 40 vjeç.
• Të ketë shkruar dhe botuar artikuj në revista shkencore, brenda dhe jashtë vendit.
• Të zotërojë të paktën 2 gjuhë të huaja mes Anglishtes, Gjermanishtes, apo gjuhë të tjera të vendeve të BE-së.
• Të zotërojë programe të avancuara kompjuteri.
• Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.
Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.
Përshkrimi i punës
Përgjigjet dhe jep llogari për veprimtarinë e tij përpara Kryetarir të KLSH-së. Departamenti i ri i Auditimit të Performancës krijohet për të intensifikuar realizimin e objektivit parësor të KLSH për kthimin e vëmendjes drejt auditimit të performancës. Ky drejtim auditimi është thelbësor në punën e institucioneve moderne të auditimit suprem të jashtëm dhe ky departament do të ketë vlerë qëndrore në performancën e KLSH. Programon auditimet e performancës dhe koordinon punën dhe raportimin e grupeve të auditimit të performancës dhe audituesit e departamentit dhe me Drejtorinë Juridike dhe tl Kontrollit të Cilësisë për sigurimin e cilësisë së auditimit. Harton dhe i paraqet për miratim tek Kryetari i KLSH-së programet mujore e vjetore të punës së departamentit. Koordinon punën për trajnimin e stafin me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë, etj.
Paraqitja e dokumenteve
Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në
datë 04/09/2012 këto dokumente: CV-në, kërkesë për vendin e punës që konkurron, kopje të gradës shkencore, të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, çertifikatën e notave dhe librezën e punës të noterizuara, dy rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm ose Profesor të Fakultetit Ekonomik, dëshmi penaliteti, çertifikatë personale, si dhe dokumente te tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale.
Konkurrimi
Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërmjet proçedurave të pranimit.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për
Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549,
datë 11.11.1999 ”Statusi i nëpunësit civil”, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës
në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të
KLSH”,“Standardet e kontrollit të KLSH”dhe “Standardet ndërkombëtare të INTOSAI, si dhe
mbi përgatitjen arsimore dhe profesionale”. Konkurimi me masën më të madhe të tij do të zhvillohet në gjuhën angleze. Juria do të jetë e përbërë nga Profesorë të Fakultetit të Ekonomisë dhe atij të Juridikut.
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 4 Shtator 2012