Specialist i/e nivelit të lartë - përkthyes në Drejtorinë e Marrëdhenieve me Publikun dhe me Jashtë
Nr. i reklamës i Anegino
AW66AH44
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Gjykata Kushtetuese
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË ADMINISTRATË
"Specialist i/e nivelit të lartë - përkthyes në Drejtorinë e Marrëdhenieve me Publikun dhe me Jashtë"
Në zbatim të ligjeve nr. 8577, datë 10.02.2000, "Për organizimi dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese" dhe ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil", Gjykata Kushtetuese shpall konkurimin për një vend pune të lirë, në pozicionin "Specialist i/e nivelit të lartë - përkthyes në Drejtorinë e Marrëdhenieve me Publikun dhe me Jashtë"
1. Detyrat kryesore që do të kryejë:
Do të punojë nën drejtimin e drejtorit të drejtorisë për ngritjen ose zhvillimin e marrëdhënieve dy ose shumë palëshe me gjykatat homologe ose institucioneve të tjera nëpërmjet përgatitjes së takimeve, seminareve, etj; Transmeton dhe përpunon kërkesat për bashkëpunim që vijnë nga organizma të huaja e veçanërisht nga organizma që merren me çështje të drejtësisë kushtetuese; Kujdeset për organizimin sa më të mirë të vizitave të gjyqtarëve jashtë vendit dhe të ftuarve përkatës nga Gjykata Kushtetuese; Organizon, ndjek dhe përgjigjet për aplikimin e ceremonialit shtetëror gjatë vizitave të delegacioneve të huaja si dhe ceremonitë e pritjes dhe të përcjelljes si dhe të gjitha praktikat protokollare gjatë vizitave të delegacioneve të huaja; Bashkëpunon me Protokollin e Shtetit rreth takimeve të kryetarit me përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe organizmave të ndryshme ndërkombëtare; asiston në takimet me të huajt, siguron përkthimin e bisedimeve, vendimeve të përzgjedhura të Gjykatës e çdo material tjetër të nevojshëm për punën e Gjykatës, si dhe kryerjen e çdo detyre tjetër, qe do ti ngarkohet në plotësimin e nevojave të veprimtarisë së aparatit administrativ.
2. Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil në përputhje me nenin 12, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”.
3. Kërkesat e veçanta për kualifikim për kandidatët për këtë vend pune:
a) Te ketë fituar diplomën universitare të nivelit të dytë(DND) ose (DNID) të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në gjuhën angleze apo frengjisht me studime me shkeputje nga puna.
b) Përparësi në vlerësim do të ketë një diplomë e dytë universitare nivelit të dytë(DND) ose (DNID) në profesionin jurist/e.
c) Përparësi në vlerësim do të ketë njohja me dëshmi provimi universitare e një gjuhe tjetër të dytë, të BE.
d) Të ketë përvojë pune, jo me pak se 3 vjet në institucionet e drejtësisë ose në vende pune të ngjashme në administratën publike, ente publike etj. me detyra të ngjashme me ketë pozicion pune.
e) Të zotërojë me dëshmi njohuritë bazë të teknologjisë informatike dhe të ketë aftësi shumë të mira të përdorimit të PC-së në programet bazë të tij.
f) Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
4. Pagesa:
• Paga për vendin e punës në pozicionin “specialist i/e nivelit të lartë për përkthyes” është e kategorisë III-b.
5. Paraqitja e kërkesave dhe dokumentave:
• Paraqitja e kërkesës dhe dokumentave do të bëhet pranë Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njërëzore, brenda datës 07.09.2012.
• Kandidati/ja, që plotëson kërkesat e vendit të punës duhet të paraqesë këto dokumenta:
• Një kërkesë për aplikim për vendin e punës. Kërkesa të jetë e nënshkruar dhe të përmbajë adresën e banimit, numër telefoni ose celulari dhe mënyrën e kontaktimit.
• CV.
• Një fotokopje të diplomës së shkollës së lartë, së bashku me listën shoqëruese të notave.
• Një fotokopje të çertifikatave e të kualifikimeve pasuniversitare, ose të kualifikimeve të tjera.
• Një fotokopje të librezës së punës.
• Një fotokopje të dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj.
• Një fotokopje e dëshmisë së zotërimit të kompjuterit.
• Dëshmi të gjëndjes gjyqsore ose të firmosë sipas rregullave formularin përkatës për verifikimin e saj on line nga gjykata.
• Rekomandime dhe vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit(i detyrueshëm për nëpunësit civilë).
• Dëshmi të tjera(nëse ka), që i çmon, se mund të vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe përvojës profesionale.
• Mosparaqitja e plotë e dokumentave sipas kërkesës sjell skualifikimin e kanidatit/es.
6. Konkurrimi, vlerësimi dhe përzgjedhja:
• Konkurrimi është e hapur për të gjithë nëpunësit civile të brendshëm, të së njëjtës klasë me proçedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë.
• Në rast se vendi nuk plotësohet nga kandidatët e lartpërmendur, konkurimi do të zhvillohet me kandidatë nga jashtë administratës së Gjykatës Kushtetuese.
• Konkurrimi për kandidatet e brendshëm, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin “specialist i/e nivelit të lartë-përkthyes” në Drejtorinë e Marrëdhenieve me Publikun dhe me Jashtë, do te bazohet në CV, njohuritë profesionale, kualifikimet dhe vlerësimin e punës.
• Konkurrimi për kandidaturat e jashtme, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin “specialist i/e nivelit të lartë-përkthyes” në Drejtorinë e Marrëdhenieve me Publikun dhe me Jashtë, do të bazohet në njohuritë për
Kushtetutën, Kodin e Proçedurave Administrative, ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për rregullat e etikës në administratën publike, ligjin për të drejtën e
informimit për dokumentat zyrtare, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në testimin e aftësive profesionale në fushën, ku do te konkurojë, CV, njohuritë profesionale, kualifikimet, vlerësimin e punës etj.
• Përzgjedhja dhe vlerësimi do të bëhet për të gjithë kandidaturat, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin “specialist i/e nivelit të lartë-përkthyes” në Drejtorinë e Marrëdhenieve me Publikun dhe me Jashtë. Emërimi i kandidaturave të përzgjedhura do të bazohet në nenin 12, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.
• Për periudhën e provës do të trajtohet sipas kritereve të përcaktuara në nenin 14, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”.
Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 2243698, ose në adresën: Gjykata Kushtetuese e Republikes së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 16 Gusht 2012