Ministria e Financave njofton fillimin e proçedurave për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të Mbikqyrjes Publike të Ekspertëve Kontabël të Regjistruar
Nr. i reklamës i Anegino
AV22ZP32
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E FINANCAVE
MINISTRI
NJOFTIM
Mbështetur në pikën 4, neni 4 të ligjit nr.10091, datë 5.3.2009 "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontbël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar", i ndryshuar dhe në VKM nr.874, datë 12.8.2009 "Për organizimin dhe funksionimin e Bordit të Mbikqyrjes Publike të ekspertëve kontabël të regjistruar", Ministria e Financave njofton fillimin e proçedurave për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të Mbikqyrjes Publike të Ekspertëve Kontabël të Regjistruar, nga të cilët dy anëtarët që nuk e ushtrojnë profesionin dhe një anëtar që e ushtron në praktikë profesionin e ekspertit kontabël të regjistruar.
Kriteret e parashikuara në VKM nr.874, datë 12.8.2009 "Për organizimin dhe funksionimin e Bordit të Mbikqyrjes Publike të Ekspertëve kontabël të regjistruar" janë si më poshtë:
Anëtarët e bordit, persona, që nuk e ushtrojnë profesionin në praktikë, duhet:
• të kenë figurë të pastër morale;
• të zotërojnë njohuri të mjaftueshme dhe të kenë përvojë, së paku, 5 vite, për çështjet e auditimit ligjor dhe të kontabilitetit;
• të mos kenë qënë anëtarë të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël, të autorizuar, së paku, prej një periudhe prej tri vitesh para emërimit në pozicionin e anëtarit të bordit;
• të mos kenë pasur të drejtë vote në një shoqëri auditimi, së paku, për një periudhë prej tri vitesh përpara emërimit në pozicionin e anëtarit të bordit;
• të mos kenë qënë anëtarë të organeve të qeverisjes dhe/ose të drejtimit të një shoqërie auditimi, së paku, prej një periudhe prej tri vitesh, para emërimit në pozicionin e anëtarit të bordit;
• të mos kenë lidhje të afërta, deri në shkallë të dytë, me personat në organet e zgjedhura të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël, të autorizuar.
Anëtarët e bordit, persona, që e ushtrojnë profesionin në praktikë, duhet:
• të kenë përvojë jo më pak se 5 vjet në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, të shoqërive tregtare;
• të shquhen për aftësi e përgjegjësi profesionale;
• të mos kenë qënë të ndëshkuar më parë me masa disiplinore, të natyrës së pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të profesionit apo të pezullimit të kryerjes së disa llojeve të shërbimeve profesionale;
• të mos jenë anëtarë të organeve të zgjedhura të organizatës profesionale të ekspertëve kontabël, të autorizuar.
Çdo person i interesuar, që plotëson kriteret e parashikuara si më sipër, është i mirëpritur për të aplikuar për t'u përzgjedhur anëtar i Bordit.
Personat e interesuar, të cilët nuk e ushtrojnë profesionin, kërkesën e tyre së bashku me dokumentat e nevojshme, duhet ta paraqesin nëpërmjet institucionit publik ku janë nëpunës/punonjës.
Personat e intersuar që e ushtrojnë në praktikë profesionin kërkesën e tyre duhet ta paraqesin nëpërmjet Institucionit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).
Bashkëlidhur kërkesës për aplikim, të interesuarit duhet të paraqesin kopje të dokumentit të identitetit të tyre, vërtetim të gjëndjes gjyqësore dhe dokumenta origjinale ose të noterizuara jo më shumë se tre muaj para aplikimit, që vertetojnë plotësimin e kritereve dhe kualifikimet që gjykojnë të nevojshme. Institucionet publike të parashikuara në VKM dhe IEKA, duhet të paraqesin propozimet e tyre pranë Ministrisë së Financave, në rrugë postale ose dorazi në Zyrën e Protokollit të kësaj ministrie, brenda datës 25.10.2012.
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 25 Tetor 2012