Përgjegjës/e i/e nivelit të lartë i/e zyrës së protokoll-arshive-magazinës” në Drejtorinë Gjyqsore dhe të Dokumentacionit
Nr. i reklamës i Anegino
AU56IR20
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Gjykata Kushtetuese
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË ADMINISTRATË
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton, se kërkon të plotësojë në administratën e saj vendin e punës në pozicionin:
“Përgjegjës/e i/e nivelit të lartë i/e zyrës së protokoll-arshive-magazinës” në Drejtorinë Gjyqsore dhe të Dokumentacionit”
1. Detyrat kryesore që do të kryejë:
Do të punojë nën drejtimin e eprorëve përkatës për regjistrimin, ndjekjen dhe kthimin e përgjigjeve për të gjitha shkresat që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese; arkivimin e shkresave dhe korrespondencave sipas rregullave të parashikuara për këtë qëllim; kryerjen e të gjitha veprimeve të hyrjeve dhe daljeve të mallrave e materialeve nga magazina e institucionit si dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm ek-financiar etj.
2. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil në përputhje me nenin 12, të ligjit nr. 8549, date 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”
3. Kërkesat për kualifikim për kandidatët e këtij vendi pune:
a) Të ketë arsimin e lartë në profilin ekonomik (me shkëputje nga puna).
b) Të ketë notë mesatare 8 e lart.
c) Të ketë përvoje pune në institucione qëndrore të ngjashme, jo më pak, se 3 vjet dhe në pozicionin e punës që konkurron, jo më pak, se 1 vit.
d) Të zotërojë një gjuhë të huaj, anglisht, ose frengjisht. Preferohet edhe një gjuhë e huaj e dytë e vendeve të BE.
e) Të zotërojë metodat e reja të informacionit dhe të ketë aftësi të mira të përdorimit të PC në programet bazë të tij, të dokumentuara.
f) Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
4. Pagesa:
• Paga për pozicion për vendin e punës në pozicionin ”përgjegjës/e i/e nivelit të lartë i/e zyrës së protokoll-arshive-magazinës” në Drejtorinë Gjyqsore dhe të Dokumentacionit” është e klasës III, kategoria III-b + paga e grupit +2% vjetërsi pune + vështirësi pune.
5. Paraqitja e kërkesave dhe dokumentave:
• Paraqitja e kërkesës dhe dokumentave do të bëhet pranë Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njërëzore, brenda datës 07 Shtator 2012.
• Kandidati/ja, që plotëson kërkesat e vendit të punës duhet të paraqesë fotokopjen e dokumentave të mëposhtme:
• Një kërkesë për punësim për vendin e punës të shoqëruar me një CV.
• Kërkesa të përmbajë adresën e banimit, numër telefoni ose celulari dhe mënyren e kontaktimit.
• Një kopje të diplomës së shkollës së lartë, së bashku me listën e notave.
• Një kopje të çertifikatave e të kualifikimeve pasuniversitare, ose të kualifikimeve të tjera.
• Një kopje të librezës së punës.
• Një kopje të dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj.
• Një kopje e dëshmisë së zotërimit të kompjuterit.
• Dëshmi të gjëndjes gjyqsore.
• Rekomandime dhe vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit (i detyrueshëm për nëpunësit civile).
• Dëshmi të tjera (nëse ka), që i çmon, se mund të vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe përvojës profesionale.
• Mosparaqitja e plotë e dokumentave sipas kërkesës sjell skualifikimin e kanidatit/es.
6. Përzgjedhja dhe vlerësimi:
• Përzgjedhja është e hapur për të gjithë kandidaturat, fillimisht, për ato, brenda administratës së Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet proçedurave të lëvizjes paralele ose të ngritjes në detyrë. Në rast mos plotësimi me kandidatura të brendëshme do të bëhet konkurimi dhe përzgjedhja me kandidatura nga jashtë administratës së Gjykatës Kushtetuese.
• Përzgjedhja dhe vlerësimi për kandidaturat e brendëshme, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin “përgjegjes/e i/e nivelit të lartë i/e zyrës së protokoll-arshive-magazinës”, do të bazohet në CV, njohuritë profesionale, kualifikimet dhe vlerësimin e punës.
• Përzgjedhja dhe vlerësimi për kandidaturat e jashtme, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin “përgjegjës/e i/e nivelit të lartë i/e zyrës së protokoll-arshive-magazinës”, do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Proçedurave Administrative, ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për rregullat e etikës në administratën publike, ligjin për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare, ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, ligjin për arshivat, si dhe në njohuritë profesionale në fushën, ku do te konkurojë, CV, njohuritë profesionale, kualifikimet, vlerësimin e punës etj.
• Përzgjedhja dhe vlerësimi do të bëhet për të gjithë kandidaturat, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin “përgjegjes/e i/e nivelit të lartë i/e zyrës së protokoll-arshive-magazinës”, në Drejtorinë Gjyqsore dhe të Dokumentacionit.
• Emërimi i kandidaturave të përzgjedhura do të bazohet në nenin 12, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.
• Për periudhën e provës do të trajtohet sipas kritereve të përcaktuara në nenin 14, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunesit civil”.
Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 2243698, ose në adresën: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.26, Tiranë.
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 16 Gusht 2012