Specialist/e i/e ruajtjes e sigurisë i/e nivelit të lartë në sektorin e Shërbimeve të Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njërëzore
Nr. i reklamës i Anegino
AS68EJ15
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Gjykata Kushtetuese
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE NË ADMINISTRATË
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton, se kërkon të plotësojë në administratën e saj vendin e punës në pozicionin:
I. Specialist/e i/e ruajtjes e sigurisë i/e nivelit të lartë në sektorin e Shërbimeve të Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njërëzore.
1. Qëllimet e pozicionit të punës:
Të mbikqyrë dhe të zbatojë me përpikmëri rregulloren e brendshme të institucionit dhe në mënyrë të veçantë atë për regjimin e hyrje-daljeve në Gjykatën Kushtetuese; Vëzhgon dhe ndjek zhvillimin e seancave gjyqsore nga monitori dhe merr masat e nevojshme të kërkuara nga Kryetari i Gjykatës. Ndjek e zbaton urdhrat që merr nga eprorët e tij dhe kryen detyra të tjera që i ngarkohen në kuadër të punës së institucionit.
2. Kandidati/ja duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil në përputhje me nenin 12, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil".
3. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune:
a) Të ketë arsimin e lartë universitar.
b) Të ketë përvojë pune, të drejpërdrejtë në ruajtjen e sigurinë e gjykatave ose të institucioneve të ngjashme të administratës shtetërore, qëndrore, jo më pak se 3 vjet.
c) Të jetë specializuar dhe kualifikuar në monitorimin dhe ruajtjen e sigurisë së brendshme të institucioneve qëndrore, shtetërore.
d) Të zotërojë me provim ose dëshmi një gjuhë të huaj, si anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht.
e) Të zotëroj me dëshmi dhe të ketë aftësi të mira të përdorimit të PC-së në programet bazë të tij.
f) Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
g) Të ketë figurë të pastër morale dhe të mos jetë i dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave.
4) Pagesa:
Paga për vendin e punës në pozicionin "specialist/e i/e ruajtjes e sigurisë i/e nivelit të lartë në sektorin e Shërbimeve" është e klasës IV, kategoria IV-a + paga e grupit +2% vjetërsi pune për çdo vit.
5. Paraqitja e kërkesave dhe dokumentave:
• Paraqitja e kërkesave dhe dokumentave do të bëhet pranë Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njërëzore, brenda dates 07 Shtator 2012.
• Kandidati/ja, që plotëson kërkesat e vendit të punës duhet të paraqesë këto dokumenta:
• Një kërkese për punësimin për vendin e punës shoqëruar me një CV. Kërkesa të përmbajë adresën e banimit, numër telefoni ose celulari dhe mënyrën e kontaktimit.
• Një kopje e diplomës së shkollës së lartë, së bashku me listën shoqëruese të notave.
• Një kopje të çertifikatave e të kualifikimeve pasuniversitare, ose të kualifikimeve të tjera.
• Një kopje të librezës së punës.
• Një kopje të dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj.
• Dëshmi të gjëndjes gjyqsore ose plotësimin e formularit përkatës të deklarimit për verifikim.
• Rekomandime, në rast se ka, mundësisht nga dy nëpudhënësit e fundit.
• Dëshmi të tjera (nëse ka), që i çmon, se mund të vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe përvojës profesionale.
• Mosparaqitja e dokumentave të kërkuara në numrin dhe mënyrën e kërkuar përbën shkak për moskualifikim në konkurim.
6. Përzgjedhja dhe vlerësimi:
• Bazuar në nenin 15, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", përzgjedhja do të bëhet me lëvizje paralele për të gjithë kandidaturat, nga ato brenda administratës së Gjykatës Kushtetuese ose nga administratat e institucioneve me nivele paralele në kategorinë e institucionit, nivelin e pagesave, etj, nëpërmjet proçedurave të lëvizjes paralele ose të ngritjes në detyrë. Përzgjedhja dhe vlerësimi për kandidaturat e brendshme , ose nga administrata e e institucioneve me nivele paralele në kategorinë e institucionit, nivelin e pagave, etj, nëpërmjet proçedurave të lëvizjes paralele ose të ngritjes në detyrë, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin "specialist/e i/e nivelit të lartë i/e ruajtjes e sigurisë" në sektorin e Shërbimeve do të bazohet në CV, njohuritë profesionale, kualifikimet dhe vlerësimin e punës.
• Përzgjedhja dhe vlerësimi për kandidaturat e brendshme, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin "përgjegjës/e i/e nivelit të lartë i/e zyrës së protokoll-arshivë-magatinës" do të bazohet në CV, njohuritë profesionale, kualifikimet dhe vlerësimin e punës.
• Në rast mosplotësimi me kandidaturat e lartpërmendura , bazuar në nenin 13, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i Nëpunësit Civil", do të kalohet në përzgjedhjen e kandidatura nga jashtë administratës së Gjykatës Kushtetuese.
• Përzgjedhja dhe vlerësimi për kandidaturat e jashtme, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin "specialist/e i/e nivelit të lartë i/e ruajtjes e sigurisë", në sektorin e Shërbimeve të Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njërëzore, do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Proçedurave Administrative, ligjin për organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, ligjin për statusin e nëpunësit civil, si dhe në njohuritë profesionale në fushën, ku do të konkurojë, CV, kualifikimet, vlerësimin e punës etj.
• Përzgjedhja dhe vlerësimi do të bëhet për të gjithë kandidaturat, që plotësojnë kërkesat e vendit të punës në pozicionin "specialist/e i/e nivelit të lartë i/e ruajtjes e sigurisë", në sektorin e Shërbimeve të Drejtorisë Ekonomike dhe Burimeve Njërëzore.
• Mosdorëzimi dhe mosplotësimi i dokumentacionit për vlerësim në menyrën e kërkuar përbën shkak dhe arsye për skualifikim të kandidatit pjesmarrës në konkurim.
• Emërimi i kandidaturave të përzgjedhura do të bazohet në nenin 12, të ligjit nr 8577, datë 10.02.2000, "Për organizimin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese".
• Për periudhën e provës do të trajtohen sipas kritereve të përcaktuara në nenin 14, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil".
Për më shumë informacion për Gjykatën Kushtetuese dhe veprimtarinë e saj mund të vizitoni edhe faqen tonë në internet: www.gjk.gov.al
Për sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni me numrin telefonik 2243698, ose në adresën: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nr. 26, Tiranë.
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 16 Gusht 2012