Drejtor Dege në Durrës
Nr. i reklamës i Anegino
AP27SP24
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
Sot Union Bank ka rreth 380 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për Drejtor Dege në Durrës. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.
Drejtor Dege në Durrës
Qëllimi i përgjithshëm i punës: Drejtori i Degës drejton të gjitha aktivitetet e degës për arritjen e objektivave vjetore në drejtim të zhvillimit të biznesit, shitjeve dhe shërbimit, si dhe operacioneve në degë.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Është përgjegjësi kryesor për koordinimin e punës në degë me qëllim realizimin e objektivave të biznesit të vendosura për degën.
2. Konform biznesplanit të bankës për Degën dhe në bashkëpunim me Drejtorin Rajonal dhe/ose Drejtorinë e Përgjithshme, detajon planin e nevojshëm të veprimit për të arritur rezultatet e kërkuara nga Banka në volumin e depozitave, volumin e kredive, komisioneve dhe shtimin e klientelës.
3. Organizon takime me klientë ekzistues dhe potenciale me qëllim që të promovojë produktet dhe shërbimet e ofruara nga banka, në përputhje me objektivat e vendosur dhe planin e biznesit të bankës.
4. Ndjek ecurinë e personelit të Degës dhe në bashkëpunim me Zv. Drejtorin e Degës / Shefin e Operacioneve siguron që puna e tyre të jetë në përputhje me standartin e bankës në shërbim, shitje dhe përputhshmëri operacionale.
5. Në bashkëpunim me Zv. Drejtorin e Degës / Shefin e Operacioneve organizon mbledhje periodike me personelin për të garantuar nivelin e duhur të familjarizimit me produktet dhe proçedurat operacionale të bankës.
6. Bën vlerësimin e performancës së Zv. Drejtorit të Degës/Shefit të Operacioneve dhe në bashkëpunim me këtë të fundit, merr pjesë në proçesin e vlerësimit të stafit të Degës.
7. Ndjek në menyrë të vazhdueshme punën e Degës dhe garanton përputhjen e veprimtarisë operacionale të Degës me proçedurat dhe standartet e Bankës.
8. Bën kontrollin dhe autorizimin në sistemin Flexcube të veprimeve të Degës në përputhje me nivelin e autorizimit që i takon pozicionit.
9. Është personi përgjegjës në rang Dege në lidhje me zbatimin e standarteve të Bankës për PPP&FT.
10. Koordinon punën me Zv. Drejtorin e Degës / Shefin e Operacioneve me qëllim që të sigurojë se Dega zbaton me përpikmeri proçedurat operacionale që kanë të bejnë me: Kontrollin e brendshëm, Raportimet mujore në Departamentet përkatëse, Marrëdhëniet me Klientët etj.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:
• Diplomë e Fakultetit Ekonomik ose fusha të lidhura me të.
• Eksperiencë e mëparshme pune në sektorin bankar për të paktën 5 vjet.
• Eksperiencë e mëparshme në menaxhim, organizim, kontroll për të paktën 2 vjet.
• Njohuri të thella të teknikave të shitjes dhe operacioneve bankare.
Aftësi të tjera:
• Aftësi të forta komunikimi verbale, të shkruara, analitike dhe ndërpersonale.
• Aftësi për të drejtuar dhe motivuar stafin.
• Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
• Aftësi shumë të mira shitjeje dhe negocimi.
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
• Përdorim të mirë të programeve të paketës Office, Excel, Word etj.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 12 Dhjetor 2018:
- Leter “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- CV
- Letër reference nga punëdhënes të mëparshëm
Nepermjet Anegino-s
ose
në njërën nga adresat e mëposhtme:
Union Bank Degët e Union Bank në Durrës
Blv. Zogu I, përballe stacionit të trenit Durrës 1, Rr. Tregtare
Tiranë Durrës 2, Rr. 9 Maji, Nr. 14
Vetëm kandidatet e përzgjedhur për interviste do të kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë me UnionBank.
Data e aplikimit të fundit : 27 Dhjetor 2018

