Senior Specialist Departamenti i Burimeve Njerëzore
Nr. i reklamës i Anegino
AN99VN66
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 380 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Senior Specialisti në Departamentin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion:
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Të sigurojë që Dept. i Burimeve Njerëzore siguron suportin e nevojshëm për zbatimin e politikave dhe procedurave të burimeve njerëzore në të gjitha degët dhe departamentet e bankës. Ekzekuton operacionet e BNJ, bazuar në politikat dhe proçedurat e BNJ dhe udhezimet e Drejtorit të BNJ, përgjithësisht në mënyrë të pavarur.
Përgjegjësitë kryesore:
• Koordinon dhe merr pjesë në proçesin e rekrutimit të punonjësve, duke siguruar përzgjedhjen e punonjësve më të përshtatshëm për pozicionet vakante në bankë.
• Mbi bazën e nevojave të identifikuara të trajnimit, harton planin vjetor të trajnimeve dhe ndjek zbatimin e tij. Koordinon organizimin e trajnimeve të brendshme në bankë dhe pjesëmarrjen në trajnimet e jashtme.
• Kryen dhe/ose kontrollon, sipas rastit, proçesin e përllogaritjes dhe ekzekutimit të pagave çdo muaj, duke siguruar saktësinë dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe saktësinë e llogaritjeve.
• Ndjek ekzekutimin e përfitimeve të stafit, përshirë dokumentacionin dhe dhënien e informacioneve të nevojshme.
• Ndjek dhe kryen sipas afateve ligjore deklarimet që kanë të bëjnë me punonjësit, në Autoritet Tatimore, Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, dhe palë të tjera të treta.
• Ndjek proçesin e vlerësimit të performancës së punonjësve, sipas afateve dhe formave të përcaktuara në procedurën përkatëse.
• Qëndron i përditësuar me ndryshimet e legjislacionit të punës, siguron zbatimin dhe përditësimin e procedurave të brendshme, të lidhura me to.
• Sugjeron ndryshime të procedurave dhe proceseve të punës, me synim përmirësimin e tyre.
Eksperienca dhe kualifikimet e dëshiruara:
• Diplomë Bachelor në Ekonomik ose fusha të lidhura me të.
• Eksperiencë e mëparshme mbi 5 vjeçare në fushën e burimeve njerëzore
• Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punës
• Njohuri shumë të mira të praktikave të fushës së burimeve njerëzore
Aftësi të tjera:
• Aftësi shumë të mira komunikuese verbale dhe të shkruara.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të përballuar njëkohësisht disa detyra
• Aftësi për t’i dhënë zgjidhje situatave për çështjet për të cilat ka përgjegjësi
• Aftësi për të punuar i pavarur dhe për të marrë iniciativa brenda përgjegjësive të veta
• Të veprojë me integritet, të jetë i/e përgjegjshëm dhe të ruajë konfidencialitetin
• I/e vëmendshëm ndaj detajeve
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Njohuri shumë të mira të MS Office.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 1 Prill 2019:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- Letra reference nga punëdhënës të mëparshëm ose kontakte (e-mail/telefon) të supervizorit direkt
- Kopje të diplomës dhe listës së notave
Nepermjet Anegino-s
ose
në njërën nga adresat e mëposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë me Union Bank.
Data e aplikimit të fundit : 21 Prill 2019

