Menaxher/e e Burimeve Njerezore
Nr. i reklamës i Anegino
AL69IT92
Industria
Industri ushqimore / e pijeve
Përshkrimi i punës
Kompania jone starton ne vitin 1998 dhe perbehet nga 2 Firma te medha e konkretisht nga Arseni shpk dhe TL-08 shpk. Drejtimi kryesor i kompanis eshte Distribucioni i nje game te madhe produktesh si Lengje Frutash, Freskuese,Pije energjike, Birra, Ushqimore, Kafe, Alkoholike,Dedergjente etj, ne tregun Shqiptar ku dhe mbulojme rreth 73% te territorit me shperndarje. Me nje vizion elitar, Arseni Shpk dhe TL-08 Shpk kane zgjedhur nje numer produktesh qe permbushin me se miri kerkesat e tregut vendas dhe ndertojne nje raport te shkelqyer mes cilesise dhe cmimit. Gjithashtu sherbimi tejet cilesor, besnikeria ndaj markave dhe mbikqyrja e forte e produkteve persa i perket cilesise, e kane bere ARSTL Group nje emer te mirenjohur ne rrjetin tregetar te Shqiperise e se fundmi edhe ne Kosove.
Detyrat/Pergjegjësitë
1. Te siguroje ne kohe dhe ne menyre profesionale informacion dhe dokumentacion mbi: Pranimin ne pune te punonjesve, periudhen e proves, masat disiplinore, kualifikimet, sistemi i vleresimit te arritjeve individuale, listepagesat, kontratat, pagesat e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, nevojat per trajnime te stafit, per lejet vjetore te personelit etj.
2. Te organizoje veprimtarine e punonjesve
3. Te koordinoje punen me sektore te tjere per pergatitjen e organogrames se kompanise
4. Te mbikqyre respektimin e numrit te percaktuar te punonjesve si dhe plotesimin e vendeve te punes.
5. Organizon procedurat e rekrutimit, nxitjes dhe trajnimit te personelit.
6. Organizon procedurat e konkurimit dhe perzgjedhjes se punonjesve te rinj, duke hartuar ne kete menyre dhe dokumentacionin e nevojshem per kryerjen e intervistave te rekrutimit.
7. Ndjek realizimin e detyrave gjate periudhes se proves dhe ne vazhdimesi, duke bere vleresimet perkatese te tyre.
8. Percakton projektet perkatese per pagat, sigurimet shoqerore te punonjesve, nevojen per leje ne momentin qe punonjesi mund te kete nevoje, etj.
9. Organizon punen dhe dokumentacionin perkates per vleresimin vjetor te gjithe punonjesve
10. Cdo dite merret me mbarevajtjen e punes dhe te punonjesve, duke kontrolluar respektimin e orarit, mungesat ne pune, listeprezencen etj.
11. Mbajtjen, updatimin si dhe arkivimin e dosjeve individuale per cdo punonjes.
Kualifikime/ Kërkesa:
-Diplomë universitare në fushën ekonomike ose juridike ose fusha te ngjashme ne lidhje me Burimet Njerezore.
-Eksperiencë pune ne fushen e Burimeve Njerezore
- Njohuri shume te mira rreth Kodit te Punes Njohuri shume te mira mbi dokumentacionin qe perdoret ne Burime Njerezore
- Njohuri shume te mira rreth programeve baze kompjuterike (word, excel, power point etj.)
- Aftesi te tjera:Aftesi shume te mira analitike Aftesi shume te mira komunikuese dhe organizativeAftesi per te punuar ne grup
- Duhet të ketë patentë makine.
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.
- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.
Data e aplikimit të fundit : 24 Shkurt 2013