Ndihmëskomisioner
Nr. i reklamës i Anegino
AJ15UR45
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
AVOKATI I POPULLIT
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të nenit 35 të ligjit Nr.8454, datë 04.02.1999 "Për Avokatin e Popullit" dhe ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil" Institucioni i Avokatit të Popullit, shpall konkurimin për 2 vende të lira pune, në detyrën Ndihmëskomisioner.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje të nenit 12 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil".
Kërkesat e veçanta për kandidatët janë:
1. Të ketë përfunduar studimet Universitare në Fakultetin e Drejtësisë (vendas ose të huaj), diplomuar si jurist.
2. Të ketë mbi 10 vjet vjetërsi në punë. Do të ketë eksperiencë eksperienca në punë në organet që merren me mbrojtjen e të drejtave të njëriut.
3. Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze ose frënge.
4. Të zotërojë programet bazë të punës në kompjuter.
5. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
6. Të mos ketë pengesa të veçanta për t'u paraqitur në çdo kohë kur do të jetë e nevojshme në detyrë dhe të jetë i gatshëm për të kryer shërbime të gjata.
Paraqitja e dokumentave:
Brenda datës 10 Qershor 2012, kandidati duhet të paraqesë dokumentat pranë Drejtorisë së Personelit dhe Administratës, në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Dokumentat duhet të përmbajnë:
• Kërkesë për punësim
• CV-në
• Diplomën e librezën e notave të fotokopjuara dhe të noterizuar
• Librezën e punës
• Çertifikata kualifikimi
• Vërtetim të gjendjes gjyqësore
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit përbën shkak për skualifikim.
Kandidati të japë adresën e saktë të vendbanimit si dhe një numër telefoni.
Konkurrimi: Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil të së njëjtës klasë me proçedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë. Nëse vendet nuk plotësohen nga këta kandidatë konkurrimi zhvillohet me kandidatët jashtë Administratës Publike sipas proçedurave të pranimit në shërbimin civil. Pas verifikimit paraprak do të bëhet shpallja e listës së konkurrentëve që do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë.
Kandidatët duhet të përgatiten në këto fusha: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji për Avokatin e Popullit, i ndryshuar, Kodi i proçedurës Administrative, Deklarata Universale e të Drejtave të Njëriut, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njëriut, Ligji Nr. 8503 datë 30.06.1999 "Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet zyrtare", Ligji Nr. 10347 datë 04.11.2010 "Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës", Konventa e Këshillit të Evropës "Për ushtrimin e të drejtave të fëmijës", miratuar me ligjin 10425, datë 02.06.2011, Ligji Nr. 10221, datë 04.02.2010 "Për mbojtjen nga diskriminimi".
Të gjitha njoftimet për rezultatet e verifikimit paraprak, si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t'i gjeni pranë Drejtorisë së Personelit dhe Administratës në Institucionin e Avokatit të Popullit.
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 10 Qershor 2012