Menaxher Komercial, Durres
Nr. i reklamës i Anegino
AI84AS58
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 30 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 360 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Menaxher Komercial per Degen Durres ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.
Menaxher Komercial ne Durres
Pergjegjes per suksesin komercial te Deges ku eshte pozicionuar, sipas parashikimeve te biznes planit te bankes. Monitoron cilesine e sherbimit ne Dege dhe koordinohet me Shefat e Operacioneve (SHO) per permiresimin e tij, brenda rregullave te bankes.
Pergjegjesite Kryesore perfshijne:
1. Identifikon kliente potenciale te bankes, organizon kontakte dhe shitjen e produkteve bankare tek klientela e bankes me qellim paresor shtimin e numrit te klienteve ne banke dhe zgjerimin e vellimit te punes.
2. Mirëmban marëdhëniet me klientët ekzistues te bankes dhe sigurohet që klientët të gëzojnë shërbim të plotë ne Dege.
3. Ne Deget ne te cilat nuk ka Drejtor dege, eshte personi pergjegjes per arritjen e objektivave sasiore te vendosura per degen/agjensine ose rajonin te cilin mbulon.
4. Konsultohet ne procesin e vendimmarrjes per aplikimet kreditore te procesuara ne Dege, si dhe per kreditimin ne pergjithesi. Komunikon me klientet e kredive me te rendesishem te Deges dhe kerkon mundesi per zgjerim te shitjes se produkteve bankare (cross-selling) tek klientet e kredise.
5. Merr pjese ne kontaktet me klientet e kredive me vonesa ne pagesa ose me probleme.
6. Ndjek situaten kompetitive ne lidhje me shitjen e produkteve bankare dhe propozon masa per permiresimin e pozicionit kompetitiv te bankes (ndryshime ne produkte, marketingu etj.)
7. Konsultohet per marketingun e iniciuar nga banka, dhe jep propozime per avancimin e marketingut ne degen perkatese, brenda buxhetit eksplicit/implicit te marketingut per degen.
8. Bashkevepron me SHO per zbatim te te gjitha iniciativave te menaxhimit per permiresimin e sherbimit te klienteles.
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
• Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
• Te kete eksperience te gjithanshme ne sherbime financiare, shitje dhe komunikim me kliente, e preferueshme ne banke.
• Te jete i orientuar nga arritja e objektivave.
• Te kete njohje te gjere te produkteve bankare, marketingut, teknikave te shitjes, standarteve te sherbimit.
• Te kete aftesi te demonstruara frymezuese, organizative dhe drejtuese.
• Te kete aftesi shume te mira komunikuese.
Aftesi te tjera:
• Njohuri te mira te programeve baze te MS Office.
• Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
• I/e afte te punoje i pavarur, i/e organizuar, i/e afte te marre persiper pergjegjesi, i/e afte te punoje nen presion.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 09 Prill 2017:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
- Leter reference nga punedhenes te meparshem
nepermjet Anegino.
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre.
Data e aplikimit të fundit : 9 Prill 2017

