Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme
Nr. i reklamës i Anegino
AI35BG44
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E BRENDSHME
Departamenti i Administratës Publike
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil", Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nënpunësit civil".
KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT
• Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë për Drejtësi (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr.4 dt. 17.02.2010)
• Të ketë jo më pak se 5-vjet eksperiencë pune
• Të kenë njohuri të një gjuhe të huaj
• Të përdor programet bazë të punës në kompjuter
• Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup
Paga e pozicionit: është në kategorinë I-b
Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28.08.2012 në Kutinë Postare Nr. 1751 këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, çertifikatave të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjëndjes gjyqësore si dhe të paktën dy letra rekomandimi, një numër telefoni për t'u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s'kualifikim të kandidatit).
KONKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me proçedurat e levizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kandidatë jashtë Administratës Publike, sipas proçedurave të shërbimit civil.
Pas verifikimit paraprak, më datë 31.08.2012 në selinë e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit do të shpallet lista e konkurrentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë.
Konkurimi do të bazohet në njohuritë në njohuritë mbi rekomandimet e qeverisë në lidhje me zbatimin e ligjit, shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit, qeverisje me duart e pastra (Programi i Qeverisë www.keshilliministrave.al), Kodin e Proçedurave Administrative, Legjislacionin e Shërbimit Civil, Ligji 9131 dt. 08.09.2003 "Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike", Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 "Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike", Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve finaciare të të zgjedhurve dhe të disa nënupësve publike", Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për Prokurimin Publik", të ndryshuar.
Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t'i gjeni në adresën e Web SIte të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 28 Gusht 2012