"Specialist" pranë Departamentit të Teknologjisë së Informacionit
Nr. i reklamës i Anegino
AB43UN95
Industria
Shërbime Komunale / Shtet
Përshkrimi i punës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BANKA E SHQIPËRISË
DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJËRËZORE
SHPALLJE VEND PUNE PËR KONKURIM
Banka e Shqipërisë për nevoja të plotësimit të vendeve të punës, shpall për konkurim vende pune të lira në pozicionin e punës "Specialist" pranë Departamentit të Teknologjisë së Informacionit përkatësisht:
• 2 specialist për helpdesk në sektorin e administrimit të teknologjisë;
• 1 specialist në sektorin e administrimit të sigurisë;
• 1 specialist në sektorin e aplikimeve bankare;
Kandidatët që kërkojnë të aplikojnë për konkurim duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
I. Kritere të përgjithshme:
• Aftësi për të kuptuar propozimet dhe vendimet e çdo niveli dhe për t'i zbatuar ato.
• Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
• Aftësi komunikuese me shkrim (në hartimin e shkresave zyrtare) e me gojë.
• Njohuri në përdorimin e programeve Word, Excel, Power Point.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.
• Notë mesatare preferohet mbi 8 (tetë)
II. Kritere specifike:
• për pozicionin "specialist" në sektorin e administrimit të teknologjisë
• Kandidati duhet të jetë i diplomuar në degën e informatikës/inxhinierisë elektronike
• Të ketë njohuti shumë të mira mbi sistemet operative, rrjetat dhe pajisjet e komunikimit (switch, router)
• Të ketë njohuri në fushën e sigurisë në rrjeta dhe pajisjet e komunikimit.
• Të ketë njohuri për bazat e të dhënave.
• Të ketë aftësi në investigimin dhe zgjidhjen e problemeve për aplikimet dhe pajisjet e zyrave.
• Preferohen të kenë ekserienca të mëparshme pune në menaxhim rrjetash informatike, pajisjesh qëndrore, pajisje të komunikimit (switch, router, etj) pajisje të zyrav, etj.
• për pozicionin "specialist" në sektorin e aplikimeve bankare
• Kandidati duhet të jetë i diplomuar në degën e informatikës
• Të ketë njohuri shumë të mira në bazat e të dhënave dhe programim
• Të ketë njohuri në fushën e sigurisë së informacionit
• Të ketë njohuri të përgjithshme mbi sistemet operative dhe rrjetat
• Preferohet të ketë eksperiencë të, mëparshme pune në analizë dhe programim, në menaxhim databazash dhe në implementime zgjidhjesh informatike
• për pozicionin "specialist" në sektorin e administrimit të sigurisë

• Të ketë njohuri mbi sistemet operative dhe rrjetat
• Të ketë njohuri në bazat e të dhënave dhe programim
• Të ketë ekperienca të mëparshme në fushën e sigurisë së informacionit.
Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme, si dhe të paraqiten pranë Bankës së Shqipërisë për të tërhequr formën e aplikimit, çdo ditë pranë Departamentit të Burimeve Njërëzore.
• Curriculium Vitae
• Diplomë të shkollës së lartë
• Listë notash
• Dëshmi të ndryshme kualifikimi;
• Deklaratë prezantuese nga eprori i tij apo punëdhënësi i fundit;
• Dëshmi e gjuhëve të huaja;
• Vërtetim shëndetësor nga Komisioni Mjeko-Ligjor;
• Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti), ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale.
• Të mos jetë i larguar nga puna për masa disiplinore në bazë të ligjit për nëpunësit e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë dhe Kodit të Punës.
• Fotografi 2 copë
Konkurimi në Bankën e Shqipërisë bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me tre faza:
1. Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t'i nënshtrohen testimit me shkrim dhe me gojë e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurimit.
2. Në fazën e dytë zhvillohet testimi me shkrim në dy etapa:
i. për zotërimin e gjuhës angleze;
ii. për nivelin e njohurive profesionale.
Në qoftë se rezultati i testimit me shkrim për zotërimin e gjuhës së huaj është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurimit.
3. Në fazën e tretë zhvillohet intervistimi me gojë i kandidatëve i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm si dhe vizionin personal mbi statusin dhe veprimtaritë e Bankës.
Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 22.06.2012. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument.
• Kandidati, i cili dëshiron të konkurojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Bankës së Shqipërisë, për tu njour me kriteret e vendeve të punës të shpallur për konkurim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Banka e Shqipërisë;
• Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Bankën e Shqipërisë, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme.
(Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar, mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).
• Kjo reklam pune është publikuar në Anegino vetëm për qëllime informative. Ju NUK MUND TË APLIKONI tek kjo punë nëpërmjet Anegino-s. Ju lutemi t'i referoheni informacioneve të mësipërme për të mësuar se si të aplikoni për këtë punë.

Data e aplikimit të fundit : 22 Qershor 2012