E Jona kërkon Menaxher / e
Nr. i reklamës i Anegino
AU88WA80
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Biznesi social E Jona së shpejti hap dyert e tij në Tiranë.
Për këtë, ftohen të gjithë të interesuarit për të aplikuar me CV-në e tyre, shoqëruar me një letër motivimi, brenda datës 3 shtator 2013. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për të kryer një intervistë pranë zyrave të Yunus Social Business Albania në ditën dhe orën që do të përcaktohet në një moment të dytë.
PËSHKRIMI I PUNËS:
Manaxheri/ja është përgjegjës/e për funksionimin dhe mbarëvajtjeën e bar-kafesë gjatë turnit të parë të ditës (8:00– 17:00), duke mbikqyrur stafin si dhe duke bërë të mundur që klientët të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
• Koordinon punën me tregtarët/furnitorët dhe mirëmban inventarin
• Kujdeset për furnizimet e përditshme, sipas nevojës
• Monitoron buxhetin dhe lëvizjet e parave të bar-kafesë
• Shërben si kontakti kryesor për shërbimin e përditshëm ndaj klientëve, duke përfshirë përgjigjen ndaj pyetjeve të mundshme, mirëseardhjen e klientëve si dhe komunikime të tjera në lidhje me këtë pozicion
• Zhvillon dhe zbaton politikat dhe procedurat e mbarëvajtjes së bar-kafesë
• Manaxhon (bashkë me themeluesit E Jona) stafin e bar-kafesë, duke përfshirë manaxhimin e performancës, përgjegjësive si dhe motivimin e stafit
• Ndihmon në trajnimin e punonjësve të rinj si dhe ofron trajnim të vazhdueshëm për stafin, sipas nevojës
• Koordinon orarin e funksionimit të bar-kafesë, duke punuar në turne të ndryshme, sipas nevojës
• Mban përgjegjësi për sigurimin e kritereve të pastërtisë dhe të rregullit në mjediset e bar-kafesë
• Vepron si person kontakti mes bar-kafesë dhe themeluesve e aksionerëve, duke komunikuar në bazë të nevojës dhe të situatës
• Çdo detyrë tjetër siç i caktohet
NJOHURITË, SHPREHITË DHE AFTËSITË E KËRKUARA:
• Njohuri për veprimet lidhur me ushqimin dhe pijet
• Njohuri lidhur me çmimet dhe shërbimet e konkurrentëve si dhe me tendencat e tregut
• Përvojë dhe lidhje personale apo profesionale me muzikën dhe botën e artit
• Shprehi të shkëlqyera ndërpersonale dhe në komunikim si dhe sjellje korrekte dhe miqësore
• Ndjeshmëri ndaj çështjeve të aftësisë së kufizuar apo përvojë pune me personat me aftësi të kufizuara
• Të jetë i gatshëm/e gatshme të punojë gjatë ditëve të javës, mbrëmjeve dhe fundjavave, sipas nevojës
• Të ketë një motivim të lartë për këtë pozicion pune
• Të ketë shpehi manaxheriale të shkëlqyera
• Të ketë shprehi të mira organizative
ARSIMIMI I KËRKUAR SI DHE KUALIFIKIMET E NEVOJSHME:
• Përvoja në shërbimin e ushqimit dhe të pijeve është e preferueshme
• Diploma universitare është e preferuar
• Njohuria e gjuhës angleze është e domosdoshme
• Njohuria e gjuhës së shenjave shqipe është e preferuar, por jo e domosdoshme
• Duhet të jetë i/e certifikuar në dhënien e ndihmës së shpejtë ose te jetë i gatshëm të certifikohet
• Ju lutemi, sigurohuni që të plotësoni çdo informacion të rezymesë tuaj në Anegino.

Data e aplikimit të fundit : 3 Shtator 2013