Kompania F&M Reklama kerkon Menaxher / Kordinator
Nr. i reklamës i Anegino
AT96EF35
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Description:
Kompania F&M Reklama e specializuar ne ideimin dhe prodhimin e
reklamave dhe printimeve dixhitale, kerkon te punesoje nje person te
kualifikuar me potencial te larte per te Menaxhuar/Kordinuar Dyqanin
F&M.
Aftësitë:
• Aftësi për të planifikuar, organizuar, mbikqyrur dhe drejtuar stafin e Dyqanit
me qëllim arritjen e objektivave të vendosura.
• Aftësi krijuese për të dhënë ide dhe zgjidhje të reja për produktet që ofron
kompania.
• Aftësi të mira teknike për të njohur produktet, si edhe për të planifikuar dhe
mbikqyrur proceset e punës që realizohen nga Dyqanit F&M.
• Aftësi konceptuale për njohjen dhe për zgjidhjen e problemeve të
paparashikuara.
• Inisiator, i orientuar nga rezultatet, me këndvështrim pozitiv dhe
me fokus të qartë drejt cilësisë, përmirësimit të performancës dhe
rritjes së përfitimeve të biznesit.
• I aftë për të krijuar një atmosferë positive dhe motivuese për
stafin që drejton duke u kujdesur jo vetëm për interest e kompanisë,
por edhe për interesat personale të stafit.
• I pjekur, i besueshëm dhe i këndshëm në marrëdhëniet me kolegët dhe
vartësit. Tolerant dhe i vendosur sipas situatave dhe rasteve.
Arsimi &Kualifikimi:
• Diplomë bachelor, preferohen deget Administrim Biznesi ose Inxhineri, diploma
master në Administrim Biznesi do të ishte avantazh.
• Përvojë pune jo më e pakët se 3 vite, nga të cilat 1 vit në drejtim.
• Njohuri dhe përvoja trainimi e kualifikimi në manaxhim, marketing, financë,
kontabilitet, inxhineri mekanike, komunikim, dizajn, arkitekturë, etj.
• Nohja e gjuhës angleze, gjuhet e tjera janë avantazh.
• Patentë për drejtim automjeti.
• Te interesuarit te aplikojne me CV-ne e tyre.
• Ju lutemi, sigurohuni që të plotësoni çdo informacion të rezymesë
tuaj në Anegino.
Aplikantet qe permbushin kushtet do te njoftohen nepermjet e-mail per
interviste.
Data e aplikimit të fundit : 9 Qershor 2013