Drejtor Zonal i Mbledhjes së Kredive, Njësia e Mbledhjes së Kredive
Nr. i reklamës i Anegino
AT45TS42
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Drejtori Zonal i Mbledhjes së Kredive drejton, këshillon dhe kontrollon aktivitetin e Oficerëve të Mbledhjes së Kredive në Vonesë në degët e rajonit përkatës. Është përgjegjës për ruajtjen e cilësisë së portofolit të kredisë duke siguruar stabilitet afatgjatë, ruajtje të normave të kredive joperformuese si dhe trajnimin e Oficerëve të Mbledhjes së Kredive në Vonesë me qëllim arritjen e objektivave të caktuara.
Përgjegjësitë Kryesore
- Organizon dhe siguron suport teknik dhe profesional për Oficerët e Mbledhjes së Kredive në Vonesë të alokuar në degët e zonës për të cilën është përgjegjës;
- Mbikëqyr dhe monitoron punën për ndjekjen e portofolit, organizon e ndërton strategji e plane veprimi së bashku me bashkëpunëtorët për realizimin e objektivave mujore dhe vjetore të arkëtimeve nga ky portofol;
- Kontrollon punën e Oficerëve të Mbledhjes së Kredive në Vonesë dhe siguron që ata veprojnë në përputhje me politikat, procedurat dhe etikën profesionale të kompanisë;
- Trajnon dhe mëson Oficerët e rinj të Mbledhjes së Kredive në Vonesë dhe ata me eksperiencë, me qëllim që të jenë sa më eficient në punën e tyre;
- Viziton klientë të ndryshëm për të siguruar arritjen e objektivave në zbatim të strategjisë si dhe shërben si autoritet negociues me klientët;
- Kontrollon ecurinë dhe progresin e degëve si dhe përgatit raporte me qëllim analizën e progresit në degët për të cilat është përgjegjës;
- Jep komentet për procesin e vlerësimit të performancës së Oficerëve të Mbledhjes së Kredive në Vonesë në bashkëpunim me Drejtorin e Degës;
- Vlerëson proceset aktuale, zhvillimet e tjera të institucionit si dhe zhvillimet ligjore në vend, dhe në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë së Mbledhjes së Kredive, përcakton ato procese që kanë nevojën për rishikim;
- Raporton në bazë periodike ose jo për ecurinë e Oficerëve të Mbledhjes së Kredive në Vonesë të zonës përkatëse, për arritjen ose jo të objektivave të tyre. Kryen analizën e ecurisë së rajonit dhe argumenton arsyet që kanë ndikuar në arritjen ose jo të objektivave.
Kërkesat Minimale
1. Edukimi: Diplomë universitare e preferueshme në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi, Juridik ose në fusha të tjera të ngjashme.
2. Eksperiencë profesionale:
- Eksperiencë në menaxhimin e kredive në vonesë;
- Fusha e ekspertizës profesionale: Negocimi
- E preferueshme 3 vite eksperiencë që lidhet me aktivitetin e menaxhimit të kredive me probleme.
3. Kompetencat e profilit:
- Aftësi shumë të zhvilluara negocimi
- Aftësi shumë të mira për të kryer analiza
- Aftësi për të menduar në një mënyrë kritike
- Aftësi për vendimmarrje
- Menaxhimi dhe koordinimi i kohës dhe veprimeve
- Aftësi shumë të mira organizative
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, me shkrim, dëgjim aktiv).
Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj për pozicionin përkatës deri në datën 30.01.2018.
Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Data e aplikimit të fundit : 30 Janar 2018