Agjent Rezervimesh
Nr. i reklamës i Anegino
AN95ZS12
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
Art and Tourism Development Group, një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit, me nje shtrirje të madhe në bregdetin shqiptar me resortet e mirënjohura si: ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice kërkon:
Agjent Rezervimesh
Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Ndjek rezervimet e të gjtha rezorteve nëpërmjet komunikimeve të ndryshme si email, telefon etj.
• Promovon produktet dhe shërbimet e kompanisë në të gjitha kanalet e komunikimit marketing.
• Garanton ndjekjen e kontratave me agjencite turistike duke realizuar rezervimet përkatëse.
• Përditëson databazën me klientët besnik të rezorteve.
• Ndjek kontratat e klientëve sipas specifikimeve përkatëse.
• Rakordon me Financën për plotësimin e faturave me agjencitë turistike, klientët besnik në booking, shpenzimeve marketing dhe rimbursimet e klientëve.
• Hulumton çmimet e shërbimeve turistike të konkurentëve.
Kriteret e Kërkuara
• Përvojë të mëparshme në sektorin e turizmit.
• Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik ose ndonjë fakultet tjetër
• Të ketë njohje shumë të mirë të ‘’Paketës Office’’.
• Të zotrojë gjuhën Angleze dhe përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe koordinuese.
• Të jetë i/e gatshem për të udhëtuar në rezortet, nëse është e domosdoshme.
Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmëndura, janë të lutur të dërgojnë CV, deri me date 15/08/2018
Të gjitha aplikimet trajtohen në mënyrë konfidenciale sipas ligjit për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Data e aplikimit të fundit : 4 Gusht 2018