Asistente Finance
Nr. i reklamës i Anegino
AM72FO65
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Klienti ynë, Dimapak sh.p.k , kërkon të punësojë një Asistente Finance.
Përshkrimi i përgjithshëm
Asistentja e Financës duhet të asistojë Menaxheren e Financës në të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizmit dhe arkëtimit të pagesave nga klientët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania .
Përgjegjësitë Kryesore
• Asiston Menaxherin e Financës për të siguruar funksionimin normal të të gjitha çështjeve financiare;
• Ndjek ecurinë e arkëtimeve në përputhje me procedurat dhe politikat shitëse të Kompanisë;
• Garanton kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programin Kontabilitet Alfa;
• Garanton përgatitjen e saktë të të gjitha faturave të shitjeve të produkteve dhe/ ose shërbimeve;
• Sigurohet që të realizohet pagesa e shpejtë e faturave;
• Hedh në sistem të dhënat financiare me shpejtësinë dhe korrektësinë e duhur;
• Realizon punët administrative të nevojshme për mbarëvajtjen e proceseve të punës.
Kualifikimet dhe Aftësitë
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë në ekonomi me mesatare mbi 8, preferohet në degën e Financës ose të Kontabilitetit;
• Preferohet të ketë përvojë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion pune;
• Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Office (Excel, Power Point, Word, Access);
• Të ketë njohuri shumë të mira të programit Alfa;
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze( preferohet edhe të gjuhës Italiane);
• Të ketë aftësi të mira organizimi, të jetë korrekte dhe e përpiktë;
• Të punojë mirë në grup.
Data e aplikimit të fundit : 16 Qershor 2015