Asistent/e Projekti
Nr. i reklamës i Anegino
AH33FS23
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen kompanisë tonë në pozicionin:
Asistent/e Projekti
Përshkrim i përgjithshëm:
Asisitent/ja e Projekteve është përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes administrative dhe teknike Manaxherit të Projektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Bashkëpunon me Manaxherin e Projekteve për të planifikuar, realizuar dhe finalizuar projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).
Siguron marrjen, sistemimin dhe perditesimin e informacionit teknik/financiar/adminstrativ nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.
Realizon objektivat e projektit duke siguruar bazën materiale sipas procedurave dhe rregullave të kompanisë.
Asiston në ndjekjen e kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
Koordinon me Furnitorët dhe Magazinierët, që të sigurojë materialet nevojshme Ekipeve të Zbatimit të projektit.
Komunikon dhe koordinon me stafin e Projektit per detyrat per realizimin dhe finalizimin e projektit sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar
Komunikon me Manaxherin e Projekteve për problematikat e hasura në përmbushjen e kontratave duke sugjeruar alternativa të përshtatshme për zgjidhjen e tyre.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet ne Fakultetin e Ekonomisë.
Të ketë mbi 3 vjet eksperience pune si Asistent/e Projektesh ne kete fushe dhe ne fusha te ngjashme
Të zoterojë shume mire gjuhën Angleze .Gjuha italiane perben perparesi.
Të zoteroje shumë mirë Paketën Office. Çdo program tjetër ne fushem e PM perben perparesi.
Të ketë aftesi të shumë të mira komunikimi, organizimi dhe pune ne grup.
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e mëposhtme:
“AGIKONS” Sh.p.k
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 68 40 16 639
www.agikons.com
Të gjitha aplikimet trajtohen në mënyrë konfidenciale sipas ligjit për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Data e aplikimit të fundit : 6 Shtator 2018