Inxhinier Ndertimi
Nr. i reklamës i Anegino
AG39KS49
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik, në pozicionin:
Inxhinier/e Ndërtimi
Përshkrim i Përgjithshëm:
Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit të nevojshëm për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
Shqyrton dhe interpreton vizatimet dhe specifikimet e projektit për të siguruar ekzekutimin teknik të punës.
Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren që përfshijnë monitorimin, vlerësimin teknik të punës në progres dhe zgjidhjen e çështjeve të konstruksionit në terren.
Siguron që të gjitha punët brenda fushëveprimit të përgjegjësisë së tij, të instalohen në përputhje me standardet e cilësisë.
Kryen testime dhe inspektime të herë pas hershme brënda procedurave të miratuara.
Siguron që personeli i grupit të caktuar të angazhohet në praktika të sigurta pune në përputhje me procedurat e sigurisës specifike të vendit dhe standardet e industrisë.
Monitoron oraret e ndërtimit dhe ndihmon në vlerësimin e progresit.
Mirëmban një regjistër të përditshëm për regjistrimin e fazave të ndërtimit, si dhe të dhëna inxhinierike për raportet e projektit.
Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj
Ofron zgjidhje për problemet e inxhinierisë teknike dhe koordinon zbatimin e zgjidhjeve.
Raporton tek Kryeinxhinieri.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Përvojë pune mbi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi.
Të zotrojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Paga është e negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Data e aplikimit të fundit : 4 Prill 2021