NJOFTIM PËR POZICION VAKANT ME KOHË TË PLOTË

 “Magnum Opus Group” sh.p.k.

Machinery of Governance


  • PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË.

Ne, “Magnum Opus Group” sh.p.k., jemi një kompani e re dhe ambicioze e themeluar në vitin 2011, me seli në Tiranë, e cila në fokus të veprimtarisë së saj ka shërbimin e konsulencave  manaxheriale ndaj operatorëve të biznesit vendas dhe të huaj. Nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe novator, në një ambjent miqësor dhe dinamik, gjithnjë synojmë të ofrojmë shërbimin me cilësinë më të lartë, në kohën më të shkurtër për çdo aspekt të funksionalitetit të biznesit. Ne mendojmë se shumë mirë nuk është mjaftueshëm dhe besojmë në egzistencën e shërbimit perfekt, nga i cili të gjithë janë përfitues.

  • TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Manaxher i analizës së biznesit dhe mirëadministrimit të burimeve njerëzore

  • PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT

Në varësi të projekteve të ndryshme, mbështetur në ekspertizën dhe informacionet që do të grumbullojë, analizon dhe propozon zgjidhjet më optimale që mund të ofrohen sipas rastit që do të trajtohet. Planifikon, projekton dhe organizon proceset dhe hapat e veprimit për të arritur realizimin e objektivave të vendosura në mënyrën më eficiente.  Jep kontribut të drejtpërdrejt në zbatim, me qëllim përmbushjen e objektivave të projekteve.  

  • KRITERET / KUSHTET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM

PREFEROHET

AVANTAZH

EDUKIMI /

KUALIFIKIMET

Të ketë përfunduar arsimin e lartë.

Të ketë përfunduar studimet në fushën e ekonomisë me profil administrim biznesi dhe shkencave egzakte.

Master / Doktoraturë

EKSPERIENCA NË

PUNË

Mbi 5  vjet në pozicione pune të ngjashme, apo në udhëheqje projektesh

Mbi 8 vjet në  pozicione pune  të ngjashme, apo në udhëheqje projektesh

Të ketë eksperiencë në fushën e ristrukturimit të institucioneve publike, apo private

GJUHËT E HUAJA

Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

(folur dhe shkruar)

Të ketë njohuri shumë të mira të  një gjuhe të dytë të BE

(folur dhe shkruar)

Të ketë njohuri shumë të mira të një gjuhe të tretë

(folur dhe shkruar)

NJUHURI MBI

KOMPJUTERIN

Të ketë njohuri shumë të mira mbi paketën Microsoft Office

Të ketë njohuri të shkëlqyera në programe për manaxhimin e projekteve  

Të ketë njohuri të mira mbi GIS

AFTËSI SPECIALE / NDËRPERSONALE

Të ketë aftësi analitike

Të punojë në grup

Të jetë i përkushtuar

Të jetë korrekt

Të ketë aftësi të mira komunikuese

Të ketë aftësi për të mësuar shpejt

Të jetë i prirur për të bërë oponencë në diskutim

Të ketë aftësi organizuese

Të ketë inisiativë dhe ide novatore

Të ketë aftësi të mira negociuese



Data e aplikimit të fundit : 15 Nëntor 2013
Email :
Fjalëkalimi :