ProCredit Bank kerkon Asistent i Programit Bankierët e Rinj
Nr. i reklamës i Anegino
AF67UL75
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve
bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet
në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare
transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar
shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.
Ne kërkojmë të punësojmë për Sektorin e Trajnimeve dhe Zhvillimit të stafit një :
Asistent i Programit Bankierët e Rinj
Objektivat:
• Koordinon dhe monitoron Programin e integrimit të punonjësve të rinj në institucion duke siguruar një
mbarëvajtje sa më efiçiente në linjë me objektivat dhe udhëzimet e aprovuara të trajnimit.
• Përgatit analiza në lidhje me performancën e pjesëmarrësve të programit Bankierët e Rinj, me qëllim
vendim-marrjen e duhur.
• Koordinon dhe siguron që të gjitha funksionet raportuese nën përgjegjësinë e tij / saj të përmbushen
në kohë dhe në mënyre cilësore.
Përgjegjësitë kryesore:
• Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me pjesëmarrësit e programit në mënyrë që të integrojë,
vlerësojë dhe zhvillojë ata në linjë me pritshmëritë e institucionit.
• Organizon diskutime dhe evente të ndryshme në funksion të njohjes së pjesëmarrësve si dhe merr
pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara për qëllimin e programit.
• Komunikon me lektorët, mentorë dhe trajnuesit e përzgjedhur për të monitoruar ecurinë e çdo
pjesëmarrësi.
• Organizon feedback të vazhdueshëm individual dhe në grup me pjesëmarrësit. Mirëmban një
informacion të plotë për feedback dhe propozon ndryshime për përmirësim të mëtejshëm.
• Koordinon, suporton, motivon dhe cakton prioritetet për pjesëmarrësit e programit.
• Analizon dhe paraqet pranë Drejtorit të Trajnimeve dhe Zhvillimit të Stafit si edhe Bordit Drejtues
ndryshime / informacion në funksion të programit dhe proçeseve të lidhura me të.
• Koordinon me sektorët e tjerë të Burimeve Njerëzore në lidhje me marrëdhëniet kontraktuale dhe
forma të tjera vendimi / komunikimi midis bankës dhe pjesëmarrësve.
• Përgatit statistika, raporte dhe prezantime në lidhje me programin.
Aplikoni nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë si dhe keni kualifikimet e
mëposhtme:
• Diplomë Universitare e preferueshme në degët Psikologji, Sociologji, Mësuesi.
• Eksperiencë pune të paktën 1 vit.
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërpersonale.
• Aftësi shumë të mira organizative, i / e vetë-motivuar dhe proaktiv.
• Disponibilitet për të udhëtuar dhe fleksibël në orare.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet
nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se
pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë
plotësimin e CV-së sonë elektornike dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj duke
iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes zyrtare të bankës sonë
www.procreditbank.com.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve
Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe
kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë online vetëm nëpërmjet faqes sonë zyrtare
www.procreditbank.com.al / Burime Nerëzore / Kë kërkojmë ne brenda datës 15 janar 2013.
Asnjë aplikim në format të ndryshëm nuk do të pranohet.

Data e aplikimit të fundit : 15 Janar 2013