Specialist Burimesh Njerëzore
Nr. i reklamës i Anegino
AF24NW21
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
NOA kërkon të rekrutojë së brendshmi për Njësinë e Kompensimeve dhe Benefiteve, Departamenti i Burimeve Njerëzore, një:
Specialist Burimesh Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgatit Payrollin (listë pagesën) mujore, dhe në vijim raportet përkatëse për përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe llogaritjet e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore;
Përgatit kontratat e punës dhe çdo ndryshim të nevojshëm lidhur me to;
Përgatit certifikata të ndryshme dhe letra reference;
Përgatit raportimet për palët e jashtme (tatime, zyra e punës ose autoritete të tjera përkatëse shtetërore) sikurse dhe ato për brenda;
Administron listë prezencën mujore të punonjësve, përgatit në vijim raportet përkatëse lidhur me prezencën e stafit dhe lejet, siguron që i gjithë dokumentacioni i lidhur dorëzohet sipas rregullit në Njesinë e Kompensimeve dhe Benefiteve sipas procedurës në fuqi;
Hedh të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me administrimin e stafit dhe Kompensimeve dhe Benefiteve në HR software;
Administron dosjet e punonjësve;
Plotëson librezat e punës dhe librezat e kontributeve për stafin
Etj.
Kompetenca për Profilin:
Përgjegjshmëri
Vëmendje ndaj detajeve
Aftësi organizative
Aftësi raportimi
Fokus ndaj klientit
Kërkesat për Profilin:
Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomi, Shkenca Sociale, Manaxhim ose fusha të lidhura me Burimet Njerëzore
Të ketë eksperiencë profesionale në:
Manaxhimi i marrëdhënieve të punësimit
Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit në përgjithësi lidhur me marrëdhëniet e punesimit
Eksperiencë pune: Preferohet 2 vite eksperiencë në fushën e Kompensimeve dhe Benefiteve në Sektorin Bankar dhe/ose Mikrofinancë
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj nëpërmjet ANEGINO deri në datën 24 mars 2015. Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Data e aplikimit të fundit : 24 Mars 2015