Kërkohet Specialist buxheti & planifikimi strategjik
Nr. i reklamës i Anegino
AE66ZP96
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Përshkrim i përgjithshëm mbi pozicionin
Roli dhe përgjegjësitë e Specialistit të buxhetit & planifikimit strategjik:
1. Mbështet kryerjen e procesit të programimit buxhetor vjetor dhe afatmesëm të organizatës (duke përfshirë manaxhimin e procedurave dhe mjeteve në lidhje me vlerësimin e shpenzimeve dhe të ardhurave, mbledhjen e informacionit mbi to dhe konsolidimin e tyre, përgatitje evidencash mbi nivelet e programit buxhetor mbështetur në historik si dhe çështjet problematike aktuale).
2. Realizimi i punës gjatë manaxhimit të alokimit të programit buxhetor dhe shpërndarjes, duke monitoruar statusin e tyre në dimension organizativ dhe programi, përgatit raportet përkatëse periodike për informacion dhe vendimmarrje, kontribuon në hartimin dhe zbatimin e moduleve të Sistemit Informativ të Manaxhimit të Programit (PMIS).
3. Angazhohet gjatë proceseve planifikuese duke kontribuar në planifikimin strategjik të organizatës dhe punon për analizën e strategjive sektoriale & ndërsektoriale në fushat prioritare të paraqitura nga strukturat e organizatës që lidhen me politika të reja buxhetore me efekte financiare te paparashikuara në dokumentin e PBA (harton udhëzime dhe propozon mjete për t’u përdorur nga njësitë shpenzuese gjatë pricesve rishikuese buxhetore në mënyrë që të sigurohet përputhja me Planin Strategjik të Organizatës & Programin Buxhetor).
4. Monitoron dhe raporton periodikisht mbi zbatimin e programit buxhetor, përfshirë përputhjen me politikën buxhetore të organizatës, alokimin e burimeve dhe zbatimin e buxhetit për çdo kategori, program, strukturë shpenzuese, burim financimi, fondi, niveli funksional, kategori shpenzimi, etj.
5. Siguron asistencë gjatë procesit të Monitorimit dhe Vlerësimit të Performancës (PMA), duke përfshirë analizën e të dhënave mbi programin dhe buxhetin përkatës.
Pesë Kërkesat kryesore për kandidatin:
1. Të jetë me arsim të lartë në ekonomi (profili administrim-biznes, financë, manaxhim);
2. Mosha 27-33 vjeç;
3. Të ketë njohuri dhe eksperiencë pune si specialist i buxhetit apo planifikimit strategjik;
4. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
5. Dëshiron të mësojë akoma më shumë (in-depth) & të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet.
Aplikantët duhet të dërgojnë 3 dokumente nëpermjet ANEGINO .
1. Letër interesi (cover letter) ku përmblidhen në 1 faqe:
- emër/mbiemër, adresa, nr.tel, e-mail, data;
- detajo pse keni interes për këtë pozicion pune në MOG;
- provoni që dispononi aftësitë për të përmbushur nevojën e MOG për këtë pozicion;
- vitet e eksperiencës si specialist buxheti apo planifikimi strategjik & aftësitë personale të zhvilluara;
- arritjet kryesore apo sukseset (specifiko në cilin pozicion dhe emrin e punëdhënësit).
2. CV
3. Rezyme (shkurt & konciz, s’ka rëndësi renditja kronologjike, nuk kërkohet e gjithë karriera)
- shkurt mbi edukimin;
- përmblidh në një Tabelë matricore vetëm eksperiencën në fushën e buxhetit apo planifikimit strategjik (listo punët apo projektet, emrin e pozicionit që ke mbuluar, përshkruaj përgjegjësitë në ngarkim apo çfarë ke bërë konkretisht në çdo pozicion).
Mbi shoqërinë “Magnum Opus Group” (MOG)
MOG është një shoqëri e themeluar në vitin 2011 (me seli në Tiranë) që përgjatë 4 viteve ka kaluar provën e maturimit duke u pozicionuar në një kohë rekord në listën e kompanive që orojnë shërbime të cilësisë së lartë në fushën e manaxhimit të projekteve dhe konsulencave të ndryshme, duke aplikuar standardet më të mira në shërbimet e ofruara dhe duke sjellë atë çka i mungon tregut dhe kulturës së biznesit në përgjithësi në Shqipëri. Perfeksioni dhe kualiteti i lartë përbëjnë ADN e MOG, duke u bashkëshoqëruar me integrimin dhe qasjen 360 gradë në shërbimet që ofrojmë. Mbështetur në këto vlera e standarde si dhe në filozofinë MOG, përpiqemi të inkurajojmë punën kërkimore dhe të rrokim idetë novatore, duke aplikuar ngritjen e ekipeve dhe punën në grup (think tank).

Data e aplikimit të fundit : 23 Shkurt 2015