Specialist TIK - Analizë Biznesi dhe Zhvillime
Nr. i reklamës i Anegino
AC27DD47
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Group në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 380 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti TIK, për Analizë Biznesi dhe Zhvillime, në Departamentin e IT, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.
Specialist TIK - Analizë Biznesi dhe Zhvillime
Përgjegjësite kryesore:
• Analizon kërkesat e Biznesit për të përcaktuar zgjidhje të mundshme
• Prezanton ide të reja për përmirësimin e sistemit/eve dhe propozon detajet e zgjidhjes
• Identifikon nevojat për zhvillime si përmirësime të sistemit bankar, shtime të moduleve të reja apo aplikacione të pavarura
• Zhvillon zgjerime të sistemit të Bankës, module dhe aplikacione sipas nevojave dhe specifikave të Biznesit
• Teston dhe dokumenton zhvillimet
• Ideon testimet e biznesit dhe supervizon mbarëvajtjen e tyre
• Krijon raporte sipas kërkesave të Biznesit dhe Menaxhimit
• Implementon zhvillime nga palë të treta
• Është drejtues apo anëtar i grupeve të projekteve
Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:
• Diplome universitare në Informatikë, Elektronike apo degë të së njëjtës fushë
• Aftësi të mira të të kuptuarit të ciklit të zhvillimit të softëare-ve dhe të jetë familjar me Oracle
PLSQL, T-SQL, SQL, J2EE dhe XML
• Minimumi 2 vjet eksperiencë në programim me DB (Preferohet Oracle)
• Preferohet eksperiencë në sistemin bankar
• Eksperiencë me Oracle DB 10g/11g/12c
• Eksperiencë me programe të raportimit si: SAP BI ose Oracle BI
• Njohuri të mjaftueshme në sistemet Unix/Linux
Aftësi të tjera:
• Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale
• I vëmendshëm ndaj detajeve
• Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze
• I/E aftë të punojë në grup dhe te përballojë njëkohësisht disa detyra
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 30 Shtator 2018:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
- Kopje të diplomës dhe listës së notave
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
Nepermjet Anegino-s
ose
në njërën nga adresat e mëposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit, Tiranë
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë me Union Bank.
Data e aplikimit të fundit : 19 Tetor 2018