Drejtor Ekzekutiv (Sektori Turizëm)
Nr. i reklamës i Anegino
AB41HB25
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
Art and Tourism Development Group, një nga kompanitë lider në fushën e turizmit, me një shtrirje të madhe në bregdetin shqiptar me resortet e mirënjohura si: “Marea Resort” (Kavaje), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougaiville Bay (Sarandë) si dhe “Meshtekna” (Brezovice) kërkon:
Drejtor Ekzekutiv (Sektori Turizëm)
Pershkrim i përgjithshëm:
Drejtor Ekzekutiv menaxhon të gjitha operacionet, funksionet dhe aktivitetet e kompanisë. Ai do të jetë përfaqësues dhe përgjegjës për zhvillimin strategjik dhe zbatimin e vizionit të menaxhimit të resorteve të kompanisë duke udhëhequr dhe motivuar stafin. Qëllimi i tij është të menaxhojë dhe të udhëheqë kompaninë drejt realizimit të misionit të saj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Planifikon dhe zhvillon strategji për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të zhvillimit të kompanisë.
Analizon dhe interpreton pozicionin e kompanisë në treg dhe e paraqet informacionin në raporte dhe prezantime në bordin e drejtuesve.
Menaxhon stafin e kompanisë sipas strukturës duke i udhëhequr dhe motivuar për siguruar një performancë të shkëlqyer sidomos edhe në shërbimin ndaj klientëve.
Përgatit plan buxhetin për secilin resort dhe kontrollon procesimin e të ardhurave, prokurimeve, shpenzimeve, dokumentave dhe realizon kontrolle specifike për zbatimin e këtij plani.
Rishikon raportet e aktiviteteve nga ana financiare për të përcaktuar progresin dhe statusin e arritjes së objektivave dhe rishikon objektivat dhe planet në përputhje me kushtet aktuale.
Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar kontakte me partner strategjik si media, palët e interesuara dhe klient të mundshëm.
Monitoron dhe ndjek zbatimin e standarteve të shërbimit dhe procedurave për resortet që ka në varësi.
Kriteret e Kërkuara
Përvojë të mëparshme në pozicionin Drejtues (minimumi 5 vjet).
Të ketë diplomë universitare, preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Financë, Administrim Biznesi.
Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e turizmit.
Të zotrojë gjuhën Angleze dhe paketën ‘’Microsoft Office’’.
Përvojë në zhvillimin e strategjive dhe planeve financiare.
Aftësi komunikuese, udhëheqëse dhe motivuese.
Aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale.
Paga dhe paketa shpërblyese janë të negociueshme në varësi të përvojës së kandidatit.
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 03.03.2019 në adresën e mëposhtme:
“Art and Tourism Development Group”
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tiranë, Albania.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Tel: +355 (0) 68 40 16 639
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Data e aplikimit të fundit : 7 Mars 2019