Operatore Back Office
Nr. i reklamës i Anegino
AA81PS39
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
Art and Tourism Development Group, një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit, me nje shtrirje të madhe në bregdetin shqiptar me resortet e mirënjohura si: ‘’Marea Resort’’ (Kavajë), “Tarraca e Ullijve” (Dhërmi), “Plazhi i Gurtë” (Qeparo), “Bougainville Bay” (Sarandë) si edhe “Meshtekna” Brezovice kërkon:
Operatore Back Office
Detyrat dhe Përgjegjësitë
• Informon klientët nëpermjet komunikimit elektronik dhe me telefon për shërbimet dhe produktet e ndryshme që ofrojnë rezortet, duke i sugjeruar alternativa të përshtatshme në bazë të kërkesave të tyre.
• Garanton rregjistrimin, mirëmbajtjen, plotësimin, rinovimin, rifreskimin dhe pasurimin, e databazës së klientëve.
• Bashkëpunon me departamentet e tjera me qëllim pasjen e informacionit të saktë në mënyrë që ti përgjigjet në kohë kërkesave të klientëve dhe agjencive.
• Ndjek funksionimin e portaleve dhe aplikacioneve për të garantuar mbarëvatjen e funksionimit të tyre online dhe të pasqyrimit të informacionit të hedhur.
• Garanton cilësinë maksimale në hedhjen dhe plotësimin e të gjitha të dhënave në bazë të kontratave dhe dokumentacioneve përkatëse duke iu përmbajtur procedurës.
• Identifikon problemet dhe bashkëpunon me departamentet e tjera për të përmirësuar shërbimet.
• Harton raportet javore të shitjeve dhe realizon raportimet përkatëse.
Kriteret e Kërkuara
• Përvojë të mëparshme si në sektorin e shërbimit klientit.
• Të kenë përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik ose ndonjë fakultet tjetër.
• Të ketë njohje shumë të mirë të ‘’Paketës Office’’.
• Të zotrojë gjuhën Angleze dhe përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe organizuese.
Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmëndura, janë të lutur të dërgojnë CV, deri me date 15/08/2018
Të gjitha aplikimet trajtohen në mënyrë konfidenciale sipas ligjit për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Data e aplikimit të fundit : 4 Gusht 2018