KESHILLTAR FINANCIAR - ROSKOVEC |
|
| Nr. i reklamës i Anegino | AA75HF20 |
| Industria | Bankë / Ins. Financiare |
| Përshkrimi i punës | Përshkrimi Ndërtimi i nje portofoli eficent kredie dhe i rritjes cilësore te tij. Detyrat/Pergjegjësitë - Të asistojë klientë të rinj dhe ekzistues në plotësimin e kërkesave të tyre në bazë të produkteve të kompanisë. - Të mirëmbajë marrëdhënien me klientët ekzistues duke qënë gjithmonë i mirëinformuar në lidhje me ecurinë e bizneseve të tyre, problemeve që mund të hasin etj. - Të ofrojë produktet financiare të kompanisë me përgjegjshmërinë e vlerësimit të benefiteve dhe risqeve të ndërsjellta që mbartin Kompania dhe Klienti nga kjo marrëdhënie. - Të kujdeset për mbarëvajtjen e pagesave të kësteve të kredive të klientëve që ka nën menaxhim në afatet e përcaktuara në kontratë, marrëveshje etj Kualifikime/ Kërkesa: - Të kenë mbaruar arsimin e lartë. - Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi. - E preferueshme të kenë eksperienca punësimi në pozicione shërbimi clientele, në shitje proaktive tek klientët. |
Data e aplikimit të fundit : 21 Gusht 2012

