Menaxher i Departamentit te Finances
Nr. i reklamës i Anegino
AS25UZ75
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
EPPC Albania kërkon një Menaxher për Departamentin e Financës për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në tregun e veshjeve të punës dhe paisjeve të mbrojtjes personale në Shqipëri.
Përgjegjësitë kryesore:
• Kujdeset për kontabilitetin, përgatit bilancin vjetor dhe ndjek certifikimin e tij;
• Mban kontakte me palë të treta si institucionet tatimore, bankat, auditimi (i brendshëm dhe i jashtëm), sistemin operativ financiar etj;
• Monitoron performancën financiare të kompanisë dhe identifikon hapësira për përmirësim;
• Zhvillon dhe implementon politika dhe procedura financiare të kompanisë;
• Menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm për të mbrojtur asetet e kompanisë;
• Përgatit dhe prezanton raporte financiare mujore (PASH, të arkëtueshme/pagueshme, cash flow, analiza kostosh etj);
• Ndjek zhvillimet legjislative/ligjore financiare dhe përditson procedurat e kompanisë;
• Menaxhon, koordinon dhe kontrollon operacionet ditore si listëpagesat, faturimet dhe transaksionet e tjera;
• Drejton strukturën operative të Departamentit të Financës, duke përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave, vlerësimin e performancës, nevojat për trajnim etj;
• Ndërvepron me departamentet e tjera të kompanisë për të siguruar suport konsultativ dhe iniciativa përmes analizave financiare, raporteve dhe rekomandimeve.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare në Financë;
• 3-5 vite eksperiencë punë në drejtimin e kontabilitetit-financës;
• Aftësi lidershipi dhe menaxhim ekipi;
• Aftësi superiore matematikore, analitike dhe paketa Office;
• Aftësi organizative, planifikuese dhe multi-tasking;
• Aftesi komunikuese dhe motivuese.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Data e aplikimit të fundit : 7 Maj 2020