Arkitekt/e
Nr. i reklamës i Anegino
AP48BA21
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin e Projektimit, në pozicionin:
ARKITEKT
Përshkrimi i Përgjithshëm:
Arkitekt/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
Koordinon dhe zbaton Projektin.
Analizon dhe Vizaton detajet tip.
Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Të ketë përfunduar studimet master në “Arkitekturë”.
Të ketë përvojë të mëparshme mbi 4 vjet në Projektim dhe Zbatim.
Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
Të zotrojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Data e aplikimit të fundit : 4 Prill 2021