Financier/e
Nr. i reklamës i Anegino
AO44OV37
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
Financier/e
Përshkrim i Përgjithshëm
Financier/e do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga qëndra ‘’Sun Wellness Center’’.
Përgjegjësitë Kryesore
Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për shërbimet e ofruara dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga të tretët.
Realizon përgatitjen e saktë e të gjitha faturave për produktet dhe shërbimet e ofruara.
Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
Realizon kontabilizimin korrekt dhe në kohë të të gjitha kontratave dhe faturave përkatëse në programet e caktuara financiare.
Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë
Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet ne Financë-Kontabilitet.
Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë si Financiere.
Të ketë njohuri shumë të programit ‘’Alpha Bussines’’.
Të zotrojë ‘’Paketën Office’’
Të ketë njohuri të gjuhës Angleze.
Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e lartëpërmëndura, janë të lutur të dërgojnë CV, deri me datë 15/08/2018.
Të gjitha aplikimet trajtohen në mënyrë konfidenciale sipas ligjit për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Data e aplikimit të fundit : 19 Gusht 2018