Koordinator Administrativ (Agropërpunim - Eksporte)
Nr. i reklamës i Anegino
AM35RG86
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
EPPC Albania kërkon një Koordinator Administrativ (Agropërpunim - Eksporte) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të përpunimit të frutave në vend.
Kandidati duhet të njohë dhe të jetë i familjarizuar me tregjet e frutave në vend.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Realizimi i objektivave të vendosura nga kompania;
• Njohja shumë e mirë e tregut dhe shfrytëzimi optimal i mundësive që ofron ky treg;
• Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
• Raportimi i rregullt mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Të ketë përfunduar Shkollën e Mesme;
• Përvojë e mëparshme në këtë fushë ose të ngjashme (e detyrueshme);
• Të komunikojë në nivel mesatar/të lartë gjuhën angleze (e detyrueshme);
• Të ketë eksperiencë në përpilim dhe ndjekje dokumentacionesh (sidomos ato të eksporteve, certifikim produkti, etj.);
• Të disponojë leje drejtimi dhe të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
• Të jetë person i komunikueshëm, i besueshëm dhe me dëshirë për të punuar.
Të dhënat:
Pozicioni: Koordinator Administrativ (Agropërpunim - Eksporte);
Vendndodhja: Tiranë;
Paga: Konkurruese;
Aplikimet mbyllen: 04.06.2019
Data e aplikimit të fundit : 29 Maj 2019