Shef Kuzhine/Kuzhinier Lushnje
Nr. i reklamës i Anegino
AL18IK49
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Përshkrimi i punës
Metropol Group është një grup privat në Shqipëri me qëndër në Lushnje, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare i cili është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Shef Kuzhine/Kuzhinier.
Përmbledhja e Pozicionit:
Kuzhinieri gatuan dhe përgatit ushqim dhe receta speciale ndërkombëtare dhe kombëtare, bënë kontrollin e cilësisë dhe të sasisë së produkteve ushqimore, bën kontrollin e standardeve të shërbimit, kujdeset për rrjedhje të pa papenguar të procesit të punës në bankete dhe ngjarje të rëndësishme.
Detyra dhe Përgjegjësi
• Përgjegjës për gatimin, përgatitjen dhe paraqitjen e ushqimit në mënyrë dekorative;
• Kujdeset për kontrollimin e lëvizjeve produkteve ushqimore dhe mbajtjen e rezervave të ushqimit;
• Mbikëqyr, organizon dhe udhëzon personelin tjetër të kuzhinës;
• Vlerëson se sa ushqim mund të konsumohet nga klientët;
• Kujdeset dhe siguron që zonat e gatimit të ushqimit në kuzhinë të jenë në gjendje të pastër;
• Kujdeset që të përdoren metodat e duhura të gatimit të ushqimit;
• Gjatë orëve të pikut të shërbimit, të gatuaj pa presion porositë e klientëve;
• Të ketë aftësi që të gatuaj-përgatisë lloje të ndryshme të ushqimeve;
• Kujdeset për përgatitjen e ushqimit të cilësisë së lartë në restorant;
• Kujdeset ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në kuzhinë;
Kërkesat Minimale :
• Preferohet shkolla e mesme profesionale e hotelerisë/gastronomisë;
• Njohuri shumë të mira profesionale dhe praktike të punës në kuzhinë;
• Aftësi për të motivuar të punësuarit nën përgjegjësinë e tij;
• Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune si kuzhinier;
• Përvojë të mjaftueshme profesionale për ti përballuar detyrat e punës nën presion;
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 26.07.2021.
Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Data e aplikimit të fundit : 12 Gusht 2021