Pergjegjese Prodhimi
Nr. i reklamës i Anegino
AC23CM92
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
EPPC Albania kërkon një Përgjegjës Prodhimi, për një ndër kompanitë më serioze në vend, që ushtron aktivitetin e saj në prodhimin e mobiljeve për eksport.
Përgjegjësitë Kryesore:
1. Mbikëqyr procesin e prodhimit duke siguruar prodhimin në kohë, me cilësi dhe me kosto efektive;
2. Planifikon dhe organizon punën në repartin e prodhimit;
3. Vlerëson kostot e prodhimit;
4. Ndjek, drejton, motivon dhe vlerëson stafin nën mbikqyrje;
5. Përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive;
6. Siguron ndjekjen e udhëzimeve të shëndetit, mjedisit dhe sigurisë.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare në Inxhinieri Përpunim Druri/Mobiljesh (e preferueshme);
• Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme në prodhim në sektorin e mobilerisë (domosdoshmëri);
• Të njoh mirë MS AutoCad 2d dhe 3d (domosdoshmëri);
• Aftësi drejtuese dhe komunikuese.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Data e aplikimit të fundit : 30 Gusht 2020