Industria : Shërbime / Nr. Anegino : CR13BS97
Mon Cheri Shpk
“Mon Chéri” synon të jetë kompania lider në Shqipëri në sektorin e ushqimit dhe pijeve me bazë kafeje, duke vendosur standarde të reja në fushën e shërbimit dhe produkteve që ofron. Mon Chéri sjell një frymë të re, duke ndikuar në krijimin e një stili të ri jetese, i cili në fokus ka të rinjtë, njerëzit e punës dhe të gjithë ata persona që karakterizohen nga dinamizmi dhe kërkesa e lartë për të shkëmbyer energji pozitive.
Mon Chéri vepron në tregun shqiptar që nga viti 2005 dhe sot numeron 10 njësi në çdo kënd të Tiranës me nje trend rrites te fuqishem i cili parashikon dyfishim te njesive “Mon Cheri” ne Tirane brenda nje harku kohor 1 vjecar. Shumë shpejt ne do te jemi prezent me njesite “Mon Cheri” edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë.
“Mon Cheri” përzgjedh më të mirët për t’i përfshirë në familjen e saj: personat më energjikë, entuziastë e miqësorë dhe sigurisht ata që kanë pasion kafen. Jemi të veçantë, pasi investojmë që burimet tona njerëzore të ofrojnë shërbimin më të mirë. Punonjësit tanë trajnohen dhe testohen sipas standardeve të produkteve dhe shërbimit Mon Chéri. Eksperienca me Mon Chéri nuk mbaron këtu, personat më të motivuar dhe kërkues mund të avancojnë në pozicione si asistent manaxher, manaxher dhe më shumë!
Emri “Mon Chéri” transmeton pozitivitet, dashuri, harmoni, vlera të cilat ne kërkojme t'i nxisim si tek punonjesit, edhe tek klientët tanë. Stafi ynë i sjellshëm dhe mikpritës përbëhet nga 67% punonjëse femra, pasi ne mendojmë se vetë figura femërore mund të transmetojë më së miri vlerat që qendrojnë në thelb të kompanisë tonë. Në ambjentet tona cdokush gjen një atmosferë miqësore, e cila i bën klientët dhe punonjësit të ndihen si pjesë e shtëpisë.