Menaxher/e Shitjesh (Projekte Publiciteti & Marketingu)
Nr. i reklamës i Anegino
AZ78MK55
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Klienti ynë, Agjenci Publicitare, me një eksperiencë të gjatë në tregun Shqiptar, kërkon të punësojë një Menaxher Shitjesh
Përshkrim i Përgjithshëm
Menaxheri i Shitjes merr përsipër përgjegjëstë për të gjitha aspektet e promovimit dhe shitjes së projekteve të ofruara nga Agjencia Publicitare. Menaxhon projektin duke u kujdesur që të gjitha punët dhe proceset të realizohen sipas kërkesës së Klientit si dhe garanton performancë komerciale.
Përgjegjësitë Kryesore
Krijon kontakte të drejtpërdrejta me klientët e rinj;
Përkthen synimet e Klientit në strategji kreative (publicitare, plane mediatike dhe zgjidhje kreative, logjistike dhe teknike);
Mirëmban klientët egzistues duke prezantuar dhe zbatuar strategji të ndryshme publicitare sipas kërkesave të tij;
Ndjek lëvizjet e tregut duke i kthyer ato në zgjidhje dhe strategji për klientët e portofolit;
Zhvillon dhe ruan kontakte të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjithë anëtarët dhe ekipin e Shitjes të Agjencisë;
Garanton saktësinë e materialeve të prodhuara në nivel përpuethshmërie me kërkesat e Klientit në anën konceptuale dhe vizuale.
Kualifikimet dhe aftësitë
Të ketë nivel të lartë shkollimi akademik;
Të ketë përvojë të mëparshme në shitje dhe menaxhim në një Agjenci Publicitare;
Të ketë aftësi të forta në marketing;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup;
Të ketë aftësi të forta kompjuterike.
Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm dërgoni CV-në tuaj me foto tek kjo adresë emali: Anegino
Data e aplikimit të fundit : 24 Maj 2015