Specialist HVAC
Nr. i reklamës i Anegino
AU12NH63
Industria
Ndërtim
Përshkrimi i punës
• PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.
• TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Specialist HVAC
• PERSHKRIMI I POZICIONIT
Specialisti HVAC eshte pergjegjes per zbatimin e procedurave te kontrollit dhe mirembajtjes per sistemet dhe paisjet mekanike dhe hidraulike te realizuara ne objektet e kompanise.
• DETYRAT KRYESORE
• Kryen proçedurat e kontrollit dhe raportimit ditor /periodik te funksionimit normal te sistemeve dhe paisjeve mekanike dhe hidraulike;
• Ndjek procedurat per trajnimin, kualifikim dhe zbatimin e masave te sigurise ne pune (te shoqeruar me certifikate kualifikimi dhe flete raporte teknike perkatese);
• Sistemon, indentifikon dhe mban ne gadishmeri te gjitha pajisjet teknike dhe veglat e punes me qellim per te kryer korrektesisht riparimin, sherbimin e menjehershem dhe mirembajtjen e sistemeve dhe paisjeve nen pegjegjesi;
• Kryen proçedurat e instalimeve te reja te sistemeve/paisjeve te reja qe do te instalohen ne impiant referuar projekteve dhe udhezimeve perkatese;
• Kryen procedurat per riparimin e defekteve dhe modifikimeve te sistemeve referuar projekteve dhe udhezimeve perkatese;
• Monitorimin e alarmeve bms, sistemit te zjarrit, ,sprinklerave,HVAC dhe sistemet e ventilimit te godines
• Kontrolin ditor te sistemeve Teknike.
• Kryerjen e sherbimeve PPM te sitemeve / BMS /HVAC/Aspirimit etj.
• Te kontrolloje parametrat e paisjeve Elektro mekanike.
• Të kontrollojë/ mbikqyr sistemin ftohës sistemin ftohës-ngrohës individual dhe variabël VRV, Njësitë e Filtrimit të Ajrit (AHU), sistemin e Njësive të Ventilimit te holleve dhe vendilimin e sistemeve ne rast zjarri, te godines si dhe njesive te vecanta.
• Te Instaloje sistemet ngrohje-ftohje, klimatizimit dhe pajisjet që nevojiten (njësi ngrohje, pompa, kontrolle të sigurisë, etj) me qëllim që të siguroj komfort brenda godinës
• Të kontrollojë filtrat e ajrit në gjithë sistemin e kondicionimit të ajrit dhe të bëjë zëvendësimin e tyre nëse duhet dhe te kryej riparimet për pajisje të ndryshme, sisteme dhe komponentët përkates (frigoriferë,sistemet e ajrit të kondicionuar, njësitë ngrohëse, etj) duke siguruar rinovimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes / ajrit të kondicionuar dhe sistemeve të ftohjes.
• Te kryej porositë për pajisje dhe furnizime (pjesë këmbimi, filtra, fletë metalike, etj)
• KRITERET KRYESORE
Kualifikimi Domosdoshmeri Preferohet
Edukimi Të jetë i/e diplomuar ne aresimin e mesem profesional-dega mekanike Të ketë specializime/certifikata të ndryshme në fushat e sistemeve dhe paisjeve mekanike dhe hidraulike
Gjuhe te huaja Anglisht (njohuri mesatare) Italisht (njohuri mesatare)
Njohuri kompjuterike Paketa Microsoft Office Autocad
Eksperienca e kerkuar Mbi 4 vjet pune Eksperience pune ne ndertimin, mirembajtjen/riparimin e sistemeve dhe paisjeve te ngjashme në kompani te tjera
Njohuri te tjera Patente e klasit B
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet Anegino ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare Gener2 “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 01 Korrik 2016, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Data e aplikimit të fundit : 17 Korrik 2016