Kordinator/e Projekti
Nr. i reklamës i Anegino
AS37AW16
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Klienti ynë, Agjenci Publicitare, me një eksperiencë të gjatë në tregun Shqiptar, kërkon të punësojë një Kordinator/e Projekti (KP)
Përshkrim i Përgjithshëm
Mirëmban, menaxhon dhe promovon produktet & shërbimeve të ofruara nga Agjencia tek klientët e saj. KP shërben si urë lidhëse midis Klientit, Furnitorëve, Bahkëpunëtorëve duke menaxhuar çdo situatë/problem që lidhen me projektin që i është ngarkuar. KP garanton performancë komerciale si dhe arritjen e objektivave buxhetore dhe fitimprrëse.
Përgjegjësitë Kryesore
Vendos dhe mirëmban kontakte të drejtpërdrejta me klientët ekzistues dhe të rinj.
Zhvillon dhe ruan kontakte të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjithë anëtarët dhe ekipin e Shitjes të Agjencisë.
Sugjeron Klientët në lidhje me strategjitë publicitare, planet mediatike, zgjidhjet kreative, logjistike dhe teknike.
Harton, prezanton dhe zbaton strategji dhe fushata të ndryshme publicitare sipas kërkesave të Klientëve.
Garanton saktësinë e materialeve të prodhuara në nivel përpuethshmërie me kërkesat e Klientit në anën konceptuale dhe vizuale.
Kualifikimet dhe aftësitë
Të ketë nivel të lartë shkollimi akademik;
Të ketë përvojë të mëparshme në një Agjenci Publicitare;
Të ketë aftësi të forta në marketing dhe shitje;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup;
Të ketë aftësi të forta kompjuterike.
Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm dërgoni CV-në tuaj me foto tek kjo adresë emali: Anegino
Data e aplikimit të fundit : 18 Shkurt 2015