MENAXHER DEPARTAMENTI, ELEKTRONIKA |
|
| Nr. i reklamës i Anegino | AH87DF71 |
| Industria | Shitje me pakicë |
| Përshkrimi i punës | Carrefour – Rrjeti i dytë i shitjeve me pakicë më i madh në botë dhe më i madhi ne Europë – tani edhe në Shqipëri! Në 50 vitet e fundit, grupi Carrefour është rritur duke u bërë një nga grupet lider shpërndarës në botë, duke qënë prezent në 34 vende dhe ka të punësuar rreth 500,000 njerëz. Operon në katër formate ushqimore kryesore: hipermarkete, supermarkete, dyqane skonto dhe dyqane lagjeje. Grupi Carrefour momentalisht ka mbi 15,600 dyqane, ose që operohen nga vetë kompania ose franchise, dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë dinamike kudo në botë. Hapur në Tirana East Gate Shopping Center në Nentor 2011 Carrefour aktualisht operon me rreth 150 punonjës dhe ka në plan zgjerimin dinamik në Shqipëri. Nëse jeni të interesuar për të qënë pjesë e stafit tonë & jeni individ dinamik, aktiv dhe i vendosur për të zhvilluar pocentialin tuaj të plotë profesional, ne ju ftojmë të bashkoheni me ne, sipas pozicionit të mëposhtëm: MENAXHER DEPARTAMENTI, ELEKTRONIKA (paisjet shtëpiake dhe elektronike) Përgjegjësitë kryesore: Pozicioni i raporton Menaxherit të Sektorit Jo Ushqimor dhe ka përgjegjësi të veçantë në sektor për kategoritë e produkteve: ● Menaxhon të gjitha aktivitetet e përditshme të departamentit përkatës për të siguruar nëse funksionon në efikasitet maksimal dhe në përputhje me standardet dhe proçedurat e Hipermarketit; ● Monitoron, kontrollon dhe merr masa parandaluese në rezultatet e shitjeve, porositë e produkte, stokun fizik, shfaqjen e produktve, etiketat, datën e skadencës dhe hedhjen e produkteve, promocionet etj.; ● Siguron shërbim të shkëlqyer për klientët, përgjegjës për zgjidhjen e ankesave të klientëve dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit të klientit; ● Mban mjedis të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm të punës dhe siguron që punonjësit e departamentit përmbushin politikat dhe proçedurat e higjenës së Hipermarketit në mënyrë shumë rigoroze; ● Organizon punën e punonjësve të departamentit, përgatit orarin javor/mujor të punës dhe është përgjegjës për rekrutimin, trajnimin, vlerësimin e performancës, çështjet disiplinore dhe aktivitete të tjera të menaxhimit për ekipin e tij / saj; ● Përgatit raporte ditore / javore / mujore dhe analiza të ndryshme sipas kërkesës së menaxherit të drejtpërdrejtë. Kërkesat: - diplomë Universiteti; - eksperincë menaxhimi në industrinë e shitjes me pakicë për 2-3 vjet & njohuri shumë të mira për paisjet shtëpiake dhe elektronike; - aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe aftësi për të përcaktuar prioritete gjatë ngarkesës së punës; - komunikim shumë i mirë dhe aftësitë në menaxhimin e njerëzve; - aftësi shumë të mira kompjuterike dhe njohuri të gjuhës angleze; - i ndershëm, i besueshëm, i orientuar në rezultat; - gateshmeria për të punuar me turne. • Ju lutemi, sigurohuni që të plotësoni çdo informacion të rezymesë tuaj në Anegino. Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen! |
Specilitetet
- Mbikëqyrës / Lider ekipi ( 3 Viti )
Data e aplikimit të fundit : 25 Qershor 2012

