Shef i Njësisë së Vlerësimit të Pasurive
Nr. i reklamës i Anegino
AH61DG76
Industria
Bankë / Ins. Financiare
Përshkrimi i punës
Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 380 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për Shef në Njësinë e Vlerësimit të Pasurive, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion
Shef i Njësisë së Vlerësimit të Pasurive
Qëllimi i përgjithshëm i punës: Të mbikqyrë proçesin e vlerësimeve të pronave/kolateraleve që merren si garanci në procesin e dhënies së kredive, para apo pas disbursimit me qellim që të sigurohet mbrojtje sa më të lartë e bankës nga risku i dëmtimit të burimit sekondar të shlyerjes së kredisë.
Të sigurojë kontrollin, monitorimin dhe ecurinë e shitjeve të pronave të bankës të përfituara kundrejt shlyerjeve të kredive të dhëna.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
1. Drejton punën në Njësi për monitorimin e vazhdueshëm të proceseve të vlerësimit të pasurive, jep udhëzimet respektive në lidhje me këtë proces.
2. Monitoron koordinimin, rregullsinë dhe tërësinë e veprimeve ndërmjet Njësisë dhe Njësive/Departamenteve të tjera të Bankës,
3. Propozon sistem prokurimi te vlerësimeve të jashtme duke synuar drejtësi, transparencë dhe efektivitet t ketij prokurimi dhe mbikeqyr funksionimin e prokurimit ne praktike.
4. Raporton tek Komiteti i Kredisë në mënyrë periodike (të paktën një herë në vit) mbi performancën e vlerësuesve që kanë kontratë me bankën dhe bën sugjerime për vazhdimësinë ose ndërprerjen e marrëdhënies me ta, shtimin e vleresuesve te rinj në mënyrë që të sigurohet një cilësi më e lartë ne procesin e vleresimeve.
5. Propozon në Komitetin e Kredisë per miratim per klasifikimin /listën e pasurive që janë ose nuk janë të preferuara si garanci për kredidhënie. Ky klasifikim (listë) përditësohet të paktën një herë në vit, si dhe me shpesh kur vërehet se ka ndryshime në tregun imobiliar.
6. Kontrollon vlerësimet e paraqitura nga vlerësuesit e jashtëm, prodhon formën e rishikimit me gjykimin e vet per vlerën dhe cilësinë e kolateralit,
7. Në përputhje me rregulloret e brendshme, rishikon periodikisht kolateralet e kredive te dhena, duke i pasqyruar në një raport që i shpërndahet departamenteve përkatëse.
8. Rishikon periodikisht procedurën e vlerësimit të kolateraleve dhe propozon ndryshime përkatëse në përputhje me ndryshimet e tregut, proceseve, rregulloreve të tjera të lidhura.
9. Bën rishikim vjetor të pronave të bankës. Kontrollon këtë proces dhe shperndarjen e punës në vlerësime të brendshme dhe të jashtme, për të siguruar kujdesin e duhur në vlerësimin e tyre në përputhje me kushtet specifike, vlerën, tregun etj.
10. Mbikqyr procesin e marketimit të pronave të bankës, mbajtjes së konkakteve me agjentet e shitjes, deri ne finalizimin e aktit të shitblerjes.
11. Kryen vleresime direkte per prona te ndryshme qe merren kolateral, ne përputhje me kerkesat nga KK dhe procedurat e brendshme.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:
1. Të ketë përfunduar studimet pasuniversitare për Vlerësues të Pasurive të Paluajtëshme, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit
2. Të jetë i pajisur me liçencën e vlerësuesit të pasurive të paluajtëshme (shkalla e parë)
3. Të ketë të paktën 3 vjet punë në sektorin e vlerësimeve të pasurive.
4. Të ketë aftësi te mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
5. Aftësi të mira komunikuese verbale, të shkruara, analitike dhe ndërpersonale.
6. Të jetë i përgjegjshëm, kërkues dhe me iniciativë.
7. Aftësi drejtuese dhe motivuese për stafin.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Qershor:
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- CV
- Diplomë dhe listë notash
- Liçencën e vlerësimit të pasurive të paluajtëshme
Nëpërmjet Anegino-s!
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë me UnionBank.

Data e aplikimit të fundit : 12 Korrik 2018