Menaxher Shitjesh
Nr. i reklamës i Anegino
AG36YT57
Industria
Shërbime
Përshkrimi i punës
Expo City Albania (www.expocity.al) është një strukturë e profilizuar në organizimin e Panaireve, Ekspozitave, Konferencave/Seminareve dhe Eventeve me përmasa të mëdha, duke ofruar facilitetet më bashkëkohore në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve.
Expo City ka një staf të kualifikuar dhe ofron mundësi shumë te mira për rritje në karrierë. Ne mirëpresim kandidatë që dëshirojnë të jenë pjesë e një skuadre energjike me "growth mindset" dhe pasion për punën.
Përshkrim i Përgjithshëm i Pozicionit:
Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e promovimit dhe shitjes së produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Expo City. Këtu përfshihet cilësia e produkteve dhe shërbimeve, performanca komerciale, koha në të cilën është shërbyer klienti si dhe arritja e objektivave buxhetore dhe fitimprurëse. Ky rol kërkon njohjen dhe zotërimin e karakteristikave, funksioneve dhe përfitimeve të gjithë shërbimeve të ofruara nga Expo City me qëllim prezantimin sa më të qartë dhe bindës të tyre tek klientët.
Përgjegjësitë Kryesore:
Zërat e mëposhtëm reflektojnë përgjegjësitë kryesore në lidhje me këtë pozicion por që nuk kufizohen në këtë listë:
•Kontakton të gjithë klientët e synuar me qëllim prezantimin e projekteve dhe/ose aktiviteteve ekspozuese, duke theksuar përfitimet që ka klienti nga pjesëmarrja në këto aktivitete.
•Garanton plotësimin e shërbimit të ofruar për të gjitha kërkesat e klientëve.
•Përthith informacion dhe njohuri në zhvillimet dhe avancimet e fundit të sektorit përkatës dhe trendeve të ndryshme të tregut.
•Ndjek dhe garaton proçesin e kontraktimit, faturimit dhe arkëtimit të shërbimit në fjalë.
•Ndjek lëvizjet e konkurentëve dhe i raporton ato në kohë reale.
•Kontribuon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të teknikave të shitjes.
•Ndërton marrëdhënie afatgjata me klientët, duke i ndjekur kërkesat e tyre nga fillimi i projektit deri në fund, si edhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me klientët, duke ruajtur feedback-un për secilin klient në databazën e kompanisë
Procedura e Aplikimit:
Ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar në titull pozicionin për të cilin aplikoni.
Nëse CV juaj përzgjidhet, Ju do të kontaktoheni nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Expo City Albania.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Data e aplikimit të fundit : 3 Maj 2018